Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në Big Brother VIP Albania ishte ish-banorja Egli Tako, si pjesë e jurisë së “Miss & Mister Big Brother”.
Megjithatë, momenti që mori më shumë vëmendje në rrjet ishte takimi i saj me DJ Gimbon, mikun e ngushtë të Gjestit. Përshëndetja mes tyre ishte e ngrohtë dhe e afërt.
“Ça po bën, si të kam zemër?”, – iu drejtua Gimbo, ndërsa Egli u përgjigj me buzëqeshje: “Mirë, juve si jeni?”.
Takimi u mbyll me fjalët e tij: “Më vjen mirë që të pashë”.
Për ndjekësit, ky moment u konsiderua domethënës, duke pasur parasysh se Egli dhe Gjesti kanë qenë ish-partnerë dhe lidhja e tyre ishte ndër më të komentuarat në edicionin e kaluar.







Diskutime rreth kësaj post