Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me lajmet për shitjen e veprave të Edi Ramës, në mënyrë për të justifikuar pasurinë.
Por sipas deputetit, veprat e artit janë mënyra më e zakonshme për të pastruar paratë.
Paloka i bën thirrje SPAK që të ndjekë paranë, nëse do që të zbardhë korrupsion e Ramës.
Reagimi i deputetit të PD, Edi Paloka:
Një nga mënyrat më të rëndomta të pastrimit të parave nga mafia është shitblerja e veprave të artit, për arsyen e thjeshtë se çmimi i tyre caktohet sipas ‘dëshirës’!
Kështu, ‘vepra arti’ që nuk kanë asnjë vlerë reale, shiten me mijëra e dhjetëra mijëra euro e qindra mijëra euro. ‘Blihen’ nga ata që duhet t’i kalojnë paratë e pista ‘autorit’ (para krimi e korrupsioni) ose ‘blihen’ nga vetë ‘autori’ nëpërmjet një personi të tretë!
Imagjinoni se cili do t’i blinte për 50 mijë euro ato paçavuret e zhgarravinat e një dështaku si Rama. Deri sa u bë kryeministër, ‘vepra’ figurative më e madhe e këtij ‘artisti’ ka qenë një pllakat banal i realizmit socialist, në një shkollë fshati…
Nëse SPAK do kishte ndërmend të merrej me Ramën, kjo do ishte një nga pistat më të lehta për t’u ndjekur me parimin e thjeshtë: ‘Ndiq paranë’!







Diskutime rreth kësaj post