• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025
në Rozë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.

Ky lajm ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik shqiptar, pasi Shpat Kasapi njihet për karrierën e tij të gjatë muzikore dhe hitet që e bënë të dashur për shumë breza.

Miku i tij këngëtar, Erik Lloshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet: “Pushofsh në paqe vëlla! Na trishtove shumë o shok…”

Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga kolegia e tij Vesa Luma, e cila shkruan: “Na trishtove shumë Shpat…
Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur! Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç i kishte dhe këngët që rritën këtë brez! Dritë pastë shpirt yt. Ngushëllime familjes miqve dhe kolegëve”.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani gjithashtu ka reaguar pas lajmit të trishtë.

“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar Shpat”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Shpat Kasapi ishte një këngëtar i njohur shqiptar nga Tetova, i lindur më 1 maj 1985. Arsimin fillor e ndoqi në shkollën “Liria” në Tetovë, më pas vijoi studimet në kolegjin turk “Yahya Kemal” në Shkup, ndërsa fakultetin e përfundoi në Universitetin “FON”.

Talenti i tij në muzikë u shfaq herët. Kasapi nisi karrierën artistike që në fëmijëri, duke marrë pjesë në festivale të ndryshme, ku në moshën 13-vjeçare fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat ‘98” në Tetovë. Suksesi i tij u konsolidua me kalimin në skenën e të rriturve, duke u vlerësuar me çmimin e parë në “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë, çmimin e publikut në “Nota Fest 2003” dhe “Albafest 2003” në Shkup, si dhe me një sërë çmimesh të tjera që pasuan.

Kasapi u shqua ndër vite në festivale të rëndësishme si “Pop Idol 2004”, “Top Fest”, “Kënga Magjike” dhe “Zhurma Show Awards”, ku mori vlerësime për interpretimin, videoklipet dhe hitet e tij, përfshirë çmimin “Best Male 2010” me këngën “Mëkatare”. Por më shumë njihet për “Valle Kosovare”, një nga këngët më të dëgjuara të dasmave shqiptare. Ai publikoi disa albume të suksesshme dhe mbeti një nga emrat më të dashur të muzikës zbavitëse shqiptare.

Paraardhëse

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.