• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak se administrata publike po i refuzonte të zbatonte urdhrat e paligjshëm të tij.

“Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm mbi punonjësit e administratës publike gjatë qeverive Rama 1, 2 dhe 3, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore në procedurat e prokurimeve publike, Kryeministri ka zgjedhur të krijojë një mekanizëm të ri informal: të ashtuquajturën ‘ministre virtuale’ Diella”, – tha zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli.

Sipas saj, koncepti i “ministrit virtual” nuk ekziston në asnjë nen të Kushtetutës apo ligjeve shqiptare, teksa shtroi pyetjet se kush do e mbikëqyr “Diellën”, apo se kush do të mbajë përgjegjësi për shkeljet e saj.

Në deklaratën e dhënë nga selia blu, Vangjeli tha se ligji për prokurimin publik përcakton qartë ndarjen e roleve dhe përgjegjësive për të shmangur pikërisht përqendrimin e pushtetit dhe abuzimet.

Sipas saj, Rama ka përqendruar në mënyrë të paprecedentë të gjitha funksionet e sistemit të prokurimit në një dorë të vetme, në atë të Diellës, që në fakt është një zgjatim i vetë Kryeministrit

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Refuzimi i administratës publike për të zbatuar urdhrat e paligjshëm, ka sjellë shpikjen e ‘ministres virtuale’ Diella nga Kryeministri Rama.

Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm mbi punonjësit e administratës publike gjatë qeverive Rama 1, 2 dhe 3, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore në procedurat e prokurimeve publike, Kryeministri ka zgjedhur të krijojë një mekanizëm të ri informal: të ashtuquajturën ‘ministre virtuale’ Diella.

Sipas Kryeministrit, Diella do të garantojë që tenderat publikë të jenë 100% të pakorruptueshëm dhe tërësisht transparentë.

Por në thelb, kjo nismë ngre një sërë shqetësimesh serioze ligjore dhe kushtetuese:

Koncepti i ‘ministrit virtual’ nuk ekziston në asnjë nen të Kushtetutës apo ligjeve shqiptare. Emërimi, betimi dhe shkarkimi i një ministri rregullohet qartë në ligj, dhe nuk mund të zëvendësohet me një entitet të paidentifikuar ligjërisht.

Mungon çdo formë e përgjegjshmërisë ligjore apo institucionale për këtë ‘ministër virtual’. Kush e mbikëqyr Diellën? Kush mban përgjegjësi në rast shkeljesh ligjore apo dëmi ndaj financave publike?

Ligji për prokurimin publik përcakton qartë ndarjen e roleve dhe përgjegjësive. Nga titullari i autoritetit kontraktor, te përgatitja e fondit limit, hartimi i specifikimeve teknike, vlerësimi i ofertave dhe mbikëqyrja e zbatimit të kontratës – çdo hap është i rregulluar dhe i ndarë mes aktorësh të ndryshëm, për të shmangur pikërisht përqendrimin e pushtetit dhe abuzimet.

Kryeministri Rama ka përqendruar në mënyrë të paprecedentë të gjitha funksionet e sistemit të prokurimit në një dorë të vetme, në atë të Diellës, që në fakt është një zgjatim i vetë Kryeministrit.

Ky është thelbi i problemit me korrupsionin në tendera: jo sistemi elektronik i prokurimeve, i cili është i sigurt, dhe as legjislacioni ekzistues, por ndërhyrjet e vazhdueshme për të shpallur fitues operatorë të paracaktuar, në kundërshtim me kriteret e ligjshme të garës.

Dekreti i Presidentit të Republikës, konfirmoi zyrtarisht përfshirjen e Kryeministrit në ngritjen dhe drejtimin e kësaj strukture joformale, përmes të cilës ai synon të ushtrojë kontroll absolut mbi fondet publike.

‘Ministrja virtuale Diella’, ose ndryshe, vetë Edi Rama, nuk i plotëson kriteret ligjore për një administrim efikas, efektiv dhe ekonomik të burimeve publike.

Ky mekanizëm nuk garanton transparencë, ligjshmëri, apo mbrojtje ndaj keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë publike, përkundrazi, i hap rrugën abuzimit pa asnjë llogaridhënie.

Paraardhëse

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.