• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Vera s’ka mbaruar”/ Meteorologia jep lajmin e papritur: Temperaturat rriten sërish, ja kur priten stuhitë

1 September, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Duke folur në një lidhje live meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për javën e parë të shtatorit. Sipas saj, përveç disa shira lokalë që priten të mërkurën dhe të enjten, e gjithë java do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe me diell, ndërsa fundjava pritet të kulmojë me temperatura të larta, deri në 36 gradë Celsius.

“Jemi në një kohë me diell, ndryshe nga situata që përjetuam të shtunën. Kjo javë do të jetë e qëndrueshme, përjashtuar të mërkurën dhe të enjten, ku mund të ketë reshje të pakta dhe të izoluara, kryesisht në veri dhe pjesërisht në disa zona qendrore si Tirana dhe Elbasani, por që do të jenë kalimtare dhe jo problematike. Ndërkohë, të gjitha ditët e tjera do të jenë me diell dhe, që nga nesër, do të kemi rritje të temperaturave, ku ato maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius”, – tha Porja.

Ajo theksoi se këto temperatura janë të larta në krahasim me normat e muajit shtator, ndërsa shtoi se nuk priten stuhi gjatë kësaj jave.

“Janë temperatura më të larta se mesatarja për shtatorin. Megjithatë, parametrat e erës do të jenë disi problematikë gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Nuk presim stuhi apo shira të mëdha këtë javë – do të jetë një situatë e qetë, me ndonjë reshje lokale të mërkurën dhe të enjten. Nuk kanë përfunduar ditët e nxehta, shtatori do të vijojë me temperatura të larta, por do të kemi edhe prezencë të stuhive tropikale të cilat do të jenë më të dobëta se ajo që kaluam ndërsa do të shfaqen pas javës së dytë të shtatorit dhe po ashtu edhe në fillim të tetorit”, – tha ajo.

Për sa i përket vendeve të rajonit, Porja tha se situata do të jetë e ngjashme, me temperatura që do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius dhe reshje të pakta lokale në mesjavë.

“E njëjta situatë do të jetë edhe në vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, – u shpreh meteorologia.temperaturat

Paraardhëse

Çfarë pritet të ndodhë në Kuvend? Berisha: Opozita shqiptare betejë në të gjitha frontet

Pasardhëse

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike padi në Kolegj: Vendimi nuk mund të pranohet

Pasardhëse

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike padi në Kolegj: Vendimi nuk mund të pranohet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.