• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veshja e presidentit ukrainas çështje diskutimi para takimit me Trump, cila do të jetë zgjedhja e Zelensky-t

18 August, 2025
në Aktualitet, Botë
0
51
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Veshja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka qenë çështje diskutimi në takimin e mëparshëm kokë më kokë mes tij dhe Trump, i cili përfundoi në një fiasko diplomatike.

Shtëpia e Bardhë, iu drejtua zyrtarëve ukrainas për të mësuar nëse presidenti Volodymyr Zelensky, do të shfaqet me kostum gjatë takimit të tij me presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale sot.

Sipas mediave te huaja, kjo cështje ka rëndësi, pasi në takimin e mëparshëm mes dy liderëve, në muajin mars, paraqitja e Zelenskyt ishte komentuar gjerësisht.

Trump kishte ironizuar zgjedhjen e presidentit ukrainas për të veshur uniformë me stil ushtarak, duke thënë gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë se “sot është veshur shumë zyrtarisht”.

Zyrtarë amerikanë në atë kohë vlerësuan se çështja e veshjes kontribuoi, qoftë edhe pjesërisht, në klimën negative që mbizotëroi në takim.

Për vizitën e re, të njëjtat burime theksuan se Zelensky do të paraqitet me të njëjtin xhaketë të zezë që kishte veshur edhe në samitin e NATO-s në Holandë në qershor.

Me xhaketë të zezë, ai u shfaq gjithashtu edhe në takimin e djeshëm me Ursula von der Leyen në Bruksel.

Një këshilltar i Trump komentoi për Axios me shaka se; “do të ishte një shenjë e mirë për paqen” nëse Zelensky do të shfaqej me kostum, por shtoi se “nuk e presim”.

Një tjetër bashkëpunëtor i presidentit vuri në dukje se; “do të ishte ideale nëse do të mbante kravatë, por as këtë nuk e presim”, duke theksuar se nënpresidenti J.D. Vance ishte ndjerë më i bezdisur nga paraqitja dhe qëndrimi i Zelenskyt herën e kaluar sesa vetë Trump.

Sipas të njëjtave informacione, presidenti ukrainas nuk do të mbajë kravatë të hënën.

Megjithatë, këshilltarët e Trump theksuan se pakënaqësia e liderit amerikan herën e kaluar nuk kufizohej vetëm te veshja, por pasqyronte një shqetësim më të gjerë

Paraardhëse

Turisti italian: Në Shkodër e Velipojë më gjobiti i njejti polic 4 herë pa arsye

Pasardhëse

“Serbia drejt luftës civile”, analistët në Kosovë: Situata drejt anarkisë, Vuçiç manipulon me deklarata

Pasardhëse

“Serbia drejt luftës civile”, analistët në Kosovë: Situata drejt anarkisë, Vuçiç manipulon me deklarata

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Plumba në mes të Tiranës! Të shtëna me armë te Zogu i Zi, plagoset një kosovar

Nga lajme6
25 September, 2026
0

Një ngjarje me të shtëna me armë zjarri është regjistruar këtë të premte në zonën e Zogut të Zi në...

Zanfina Ismaili në gjendje të rëndë, rrëfehet për herë të parë

25 September, 2026

Bllokohen 4 kontejnerë me mish të skaduar, ngarkesa ishte nisur drejt Kosovës

25 September, 2026

Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplaset pranë tuneleve – 2 të plagosur

25 September, 2026

Egzoni flet për herë të parë pas humbjes së Laurentit

25 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.