• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA?

28 June, 2025
në Botë
0
78
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një fitore para Gjykatës së Lartë në mosmarrëveshjen mbi të drejtën e shtetësisë në SHBA.

Gjykata e Lartë vendosi të pezullojë pjesërisht urdhrat e gjyqtarëve federalë, të cilët e kishin ndaluar përkohësisht një urdhër ekzekutiv të Trumpit në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e Lartë, nuk u ndal tek kushtetutshmëria e dekretit mbi të drejtën e shtetësisë në SHBA, por e argumentoi vendimin e saj, duke arsyetuar se ndalesa të tilla në të gjithë vendin e tejkalojnë autoritetin e gjykatave më të ulëta.

Edhe pse shumica konservatore e gjyqtarëve e lanë të hapur mundësinë e bllokimit të urdhërit të presidentit Trump për ndryshimi i ligjit të shtetësisë, Trumpi u shpreh për një “fitore gjigante”.

Kufizimi i së drejtës së shtetësisë

Në kushtetutën e SHBA-së, është i sanksionuar parimi jus soli pra parimi i nënshtetësisë në bazë të vendit të lindjes. Kjo do të thotë që të gjithë njerëzit që lindin në territorin e SHBA-së dhe që i nënshtrohen juridiksionit të SHBA-së janë automatikisht nënshtetas – pavarësisht nga statusi i qëndrimit që kanë prindërit e tyre.

Trumpi e vë në pikëpyetje këtë parim dhe menjëherë pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai nënshkroi një dekret që u mohonte shtetësinë disa grupeve të caktuara të porsalindurish. Prej dekretit janë të prekur fëmijët, nënat e të cilëve nuk kanë status të përhershëm qëndrimi në kohën e lindjes – janë për shembull turiste ose studente – dhe kur babai nuk është shtetas amerikan ose nuk ka leje qëndrimi të përhershme.

Orientim konservator

Përmes emërimit të disa gjyqëtarëve konservatorë gjatë mandatit të parë të Trumpit Gjykata e Lartë, ka marrë politikisht orientim djathtas. Nga nëntë gjyqtarë, gjashtë konsiderohen si konservatorë dhe vetëm tre konsiderohen liberalë. Kjo pasqyrohet edhe në vendimin për dekretin e së drejtës së shtetësisë që u mor me gjashtë vota pro dhe me tri kundër./ DW

Paraardhëse

Giorgia Meloni bëhet virale, mimikat e fytyrës së saj në samitin e NATO-s po bëjnë xhiron e botës (VIDEO)

Pasardhëse

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa: Ndërroi jetë pas shtatë ditësh

Pasardhëse

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa: Ndërroi jetë pas shtatë ditësh

Diskutime rreth kësaj post



Kryesore

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

Nga lajme
27 May, 2026
0

Urime festa e Kurban Bajramit! Gëzuar këtë festë të shenjtë dhe për shumë vite me paqe, shëndet e begati! Urojmë...

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.