• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

I kërkojnë të angazhohet në politikë, Luizi tregon se çfarë e ‘pengon’ të marrë pjesë

15 May, 2025
në Rozë
0
60
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Luiz Ejlli, një prej artistëve më të preferuar dhe të komentuar në Shqipëri, që pas fitores së “Big Brother VIP Albania 2”. Ai është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave, dhe jo vetëm me muzikën dhe artin e tij, por shpesh komentohet edhe për situata ku është i përfshirë.

Gjatë përvojës së tij në shtëpinë e famshme të “BBVA2”, Luizi tërhoqi vëmendjen dhe fitoi zemrat e mijëra shqiptarëve. Karakteri i tij fortë, provokues, shpesh edhe komik, bëri që të ishte një ndër personazhet më të dashur të publikut shqiptar, ndërsa të shumta janë ata që kanë kërkuar edhe përshirjen e tij në fushën e politikës.

Karakteri i tij interesant dhe i aftë për të përballuar situata dhe për të komunikuar, i ka shtyrë fansat të mendojnë dhe të shprehin dëshirën e tyre që ta shohin Luzin të angazhuar në politikë. Madje, fansat besuan fort që kjo gjë mund të ndodhë, pasi jo pak herë u aludua në media për këtë. Por, së fundmi vetë Luizi ka reaguar në lidhje me këtë, teksa bëri një deklaratë të guximshme, duke thënë se “politika i lëndon njerëzit dhe ndaj ai nuk ka dëshirë që të bëjë pjesë në një gjë të tillë”. Luizi më tej ka sqaruar se nuk dëshiron të merret me politikë, as të merret me vendime dhe as të ketë pushtet mbi askënd. Përkundrazi, siç ai thekson, ka zgjedhur të qëndrojë pranë njerëzve të tij, familjes, artit dhe skenës.

Reagimi i Luizit:

Të shumtë janë ata që më kërkojnë të hyj në politikë. Mbase ngaqë më shohin si zë që dëgjohet apo si një njeri që nuk ka frikë të flasë. Unë nuk kam ardhur në këtë jetë për të ndarë njerëzit por për t’i bashkuar. Nuk dua të jem arsyeja pse njerzit të zihen mes tyre. Kur gjithçka që dua është ti bëj të buzëqeshin bashkë. Unë besoj te muzika, te dashuria, te forca e një fjale që shëron dhe jo që përçan. Politika kërkon të zgjedhësh një anë. Unë kam zgjedhur njeriun! Nuk dua të jem i një krahu, kur mund të jem krah për të gjithë. E kam parë se çfarë bën politika me njerëzit, si ua ndryshon sytë, zemrat, fjalët. Nuk dua pushtet mbi askënd. Dua t’i mbaj duart e lira që të përqafoj, jo të nënshkruaj vendime që lëndojnë. Nuk dua zyrë, dua skenë. Ndaj, më falni nëse ju kam zhgënjyer duke mos u bërë pjesë e politikës. Kjo është mënyra që unë kam zgjedhur për të mbrojtur atë që dua më shumë, njeriun, familjen, artin, fjalën e lirë dhe vetveten.

Paraardhëse

Veliaj reagon nga burgu për rezultatin e 11 majit: Jam pa fjalë, për mbështetjen

Pasardhëse

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ: Përfundon numërimi i votave preferenciale për kandidatët në 12 qarqe

Pasardhëse

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ: Përfundon numërimi i votave preferenciale për kandidatët në 12 qarqe

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

Nga lajme2
1 October, 2025
0

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” është rikthyer në ekran me një sezon të ri dhe një panel tërësisht të...

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.