Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me qytetarët e Devollit.
Ai foli me ironi edhe për kreu e PD, Sali Berisha, për të cilin tha se “nëse votoni kënetën, hyni në gjynah sepse mbani rrugëve një njeri që duhet të shkonte në shtëpi”.
“Mirë që gjithë këto vite nuk u gjet asnjë djalë, asnjë nip që t’i thoshte baba bufit lere këtë muhabet, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë dhe e sjellin vërdallë në Shqipëri, një njeri të mbaruar pa shprese. Mosha e ka lajthitur komplet.
Demokratët duhet tani ta bëjnë rolin e atij djalit të vogël se hyni dhe në gjynah, mirë tani votën në kënetë se nuk është hera e parë që e çoni votën në kënetë. Hyni në gjynah se mbani rrugëve një njeri që duhet të shkonte në shtëpi…
Devolli vendi i njerëzve më punëtore, po kur na çojnë rrugeçër atje një gjysmak një çyryk që nuk ka lënë rast pa bërë shfaqje për të thënë unë jam çyryku”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post