• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve pjesë e industrisë ushtarake, stimulojmë edhe inovacionin

28 April, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm në prezantimin e projektit për rigjallërimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë, që shumë shpejt do të jetë në funksion të industrisë ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Rama vlerësoi se bëhet fjalë për një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Forcat e Armatosura, ekonominë tonë kombëtare dhe komunitetin e zonës.

Kryeministri bëri të ditur se në kuadrin e rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri, ka një sërë projektesh për rijetësimin e infrastrukturës të vjetër të mbetur jashtë funksionit.

“Bëhet fjalë për infrastruktura si kjo këtu, apo ajo e kompleksit industrial të Rubikut dhe të tjera në territorin e Shqipërisë, ku synimi ynë është që të ndërtojmë një projekt të plotë të prodhimit në vend për nevojat e Forcave tona të Armatosura, forcave të policisë, forcave tona zjarrfikëse, por edhe për eksport”, tha Rama.

Kjo, sipas Kryeministrit, do të bëjë që nga njëra anë rritja e përvitshme dhe domethënëse e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë tonë kombëtare, nga ana tjetër, përmes krijimit të këtyre hallkave të reja të një zinxhiri prodhues synohet, të krijohen vende të reja pune të mirëpaguara për teknikë dhe ekspertë të nivelit të lartë dhe sigurisë.

“Patjetër edhe që përmes këtij procesi do të stimulojmë edhe teknologjinë e inovacionit. Kjo është pak a shumë panorama brenda së cilës hyn edhe kjo strukturë”, bëri të ditur Rama.

Paraardhëse

250 dollarë, as një gotë ujë! Fotografi shuan dasmën me një klik

Pasardhëse

Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finalen e Kupës së Mbretit

Pasardhëse

Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finalen e Kupës së Mbretit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.