• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do të gjashtëfishojmë subvencionet për fermerët”/ Berisha në Krujë: Rritje të prodhimit ‘Made in Albania’

18 April, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot një takim me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës, dhe prezantimin e programit të qeverisjes ‘PD-ASHM’.

“Rritje të madhe prodhimi, ‘Made in Albania’, synimi ynë kryesor, fermerët janë në kushte të vështira, subvencionet që jepte BE i merrte Edi Rama, do të gjashtëfishojmë subvencionet për fermerët, për çdo njësi prodhimi, për çdo fidan të mbjellë, kredi të buta, 80% do ta mbulojë shteti në mënyrë që të zgjerojnë aktivitetin e tyre”, tha Berisha.

Berisha: Në disa mbështetje do ua bëjmë, energjinë do e ulim, energjinë do e zbresim nga 18 në 6 lekë.
Ujin do e përgjysmojmë. Bashkisë do ia vëmë kufirin tek thana, nuk do mund të vërë taksa sipas qejfit, por kurrë më shumë se sa 1 përqind të xhiros. Do bëjmë gjithçka të promovojmë sa më shumë prodhimin vendas, por duke krijuar klimën më miqësore ndaj biznesit. Cilido që do të shohë përqendrimin më absolut të pushteteve, le të vijë në Krujë.

Kryeqytet krenar, i pavdekshëm, i kombit shqiptar, e kanë zhveshur nga të gjitha institucionet. 12 vite, përveç Bushit që investon për vete, 0 zero investime përveç betonit. Rruga ashtu siç ka qenë, ka mbetur.
Të gjitha institucionet ia kanë hequr Krujës. Një rrugë, e premtuar dhe me projekt të gatshëm, ecën sa për të mos mbaruar ndonjëherë.

Kruja, emrin e merr nga fjala e bukur krua, kroje, dhe ujë nuk ka. U ngjit njëherë ai, çfarë emri t’i vëmë, por u ngjit dhe e ktheu një gotë ujë atje, por uji nuk erdhi në Krujë, ajo që erdhi, erdhi me probleme dhe Kruja mes ujërave dhe krojeve vuan për ujë. Po kështu fermerët e Krujës, po kështu biznesmenët e Krujës. Ne jemi për një ndryshim të madh.

Së pari këtë ndryshim ne do ta nisim atje ku është dhimbja, dhe dhimbja është tek ata, të cilët paguhen sot 3 herë më pak se sa duhet të paguheshin po të krahasohej rritja e çmimeve. Pra, një pensionist që në vitin 2013, vit në të cilin buka ishte 400-500 lekë dhe sot është 900-1000 lekë, vit në cilin domatet ishin 100 lekë dhe sot janë 400 lekë. Pra, mallrat dhe ushqimet baze ishin mbi 100 përqind më të lira se sot.

Në qoftë se bëjmë modelimin, do gjejmë se pensioni që ishte 120 euro, duhej të ishte sot minimumi 390-400 euro në qoftë se rregulli është që rritja e çmimeve të mbulohet me rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Por ky u kujtua për rrogat e veta, rriti rrogat e zyrtarëve të lartë, i tre ose katërfishoi ato, kurse rrogat e ulëta dhe pensionet i la me indeksim apo pa indeksime, dhe faktikisht qoftë rroga e ulët, qoftë pensioni, janë në përpjestim të zhdrejtë me çmimet.

Çmimet këtu janë sa në Europë, sa në Itali, çmimet e ushqimeve dhe mallrave bazë po flas. Buka u kushton shqiptarëve rreth 80 herë më shumë se europianëve. Pse? Se duket shifër e lartë shumë. Por e para, shqiptarët konsumojnë bukë 4 herë më shumë se mesatarja evropiane. E dyta, shqiptarët kanë rrogën 6 herë më të ulët se mesatarja evropiane. Pra, janë një seri faktorësh që e bëjnë bukën një mall të kushtueshëm, shumë më të kushtueshëm se ç’duhej të ishte për shqiptarët. Dhe tani këta zotërinjtë, si ngushëllim kanë nxjerrë shprehjen, në Shqipëri nuk vdes kush për bukë. Tani duhet të jemi realistë, në Shqipëri njerëzit e kanë ndarë kafshatën me njëri-tjetrin, nuk kanë lënë njëri-tjetrin të vdesë.

Dhe të dalësh sot të justifikosh varfërimin që u ke bërë të tjerëve, në një kohë kur bashkëmoshatari i tij në Mal të Zi që merrte më pak në vitin 2013, tani merr 450 euro pension, ti nuk bën gjë tjetër vetëm u justifikon vjedhjen qytetarëve. Nuk është problemi të shkojë puna të vdesë njeriu për bukë, problemi është që njeriu të ketë gjërat bazë pa ngushtim, pa dhimbje, të mos detyrohet të përzërë fëmijët nga sofra.
Pra, ka një qëndrim të papërgjegjshëm shumë ndaj qytetarëve.

Paraardhëse

Nën masën “Detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Pasardhëse

Krujë/ Shitësja i dhuron bufin, Berisha: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën

Pasardhëse

Krujë/ Shitësja i dhuron bufin, Berisha: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.