• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kandidatët e Ramës me dosje të rënda, Berisha porosi deputetëve të Elbasanit: Shtrijini dorën çdo opozitari

14 March, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me kandidatët për deputetet në Elbasan, ku dha edhe porositë e tij për fushatën e 11 majit.

Berisha: Së pari, dhe njëherë u uroj gëzuar këtë ditë, ditë që ka frymëzuar dhe frymëzon njeriun, ndërrimin, shpresën, optimizmin.

Ditë në të cilën qytetarët shqiptarë, qytetarët e Elbasanit, presin fillimin e ndryshimit të madh, presin kurorëzimin me sukses të plotë të fitores së 11 majit.
Fitore e një rëndësie të pakrahasueshme në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

Fitore në të cilën ne duhet t’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se arritëm me votën e lirë, me votën tonë, në mënyrë të civilizuar të përmbysim në një hark kohor prej 3 dekadash një diktaturë të dytë.

Një diktaturë, e cila sot ka shndërruar vendin në vendin e të burgosurve politikë, në vendin e persekutimit politik, në vendin e grabitjes me gjykata të mandateve, në vendin e plaçkitjes më të madhe të një kombi në histori.

Ngado që t’i analizosh, kur mendon se ky vend në 12 vite, kjo qeveri në 12 vite, ka administruar 65 miliardë euro dhe ka sjellë shqiptarët nga më të mirëpaguarit, në më keqtëpaguarit në rajon.

Pra, këto miliarda nuk u përdorën për jetën e qytetarëve, rrogat, pensionet e tyre.
Këto miliarda nuk u përdorën për një transformim madhështor të infrastrukturës.
Këto miliarda u zhdukën, u vodhën dhe vetëm u vodhën.

Këto miliarda u investuan në skemat se si të vidhet më shumë.
E kemi lënë në vitin 2013 me rrugën Tiranë-Elbasan, vepra e vetme më e parë, më e rëndësishme që prisnin qytetarët e Elbasanit për ta gëzuar siç duhet këtë rrugë, ishte bajpasi.

Këta dalin dhe shkojnë e investojmë përtej Elbasanit se kështu kërkon klientela e atyre që ndajnë paratë, dhe bajpasin që e ka projektin gati, që ka çdo gjë gati, bajpasi nuk e ndërtojnë, çka u kushton mesatarisht të paktën gjysmë ore më shumë qytetarëve jo vetëm të Elbasanit, por qytetarëve të Shqipërisë juglindore, për të ardhur në Tiranë.

Mund të numërojmë shumë, por çfarë do t’u sugjeroja unë ju në këtë përpjekje të jashtëzakonshme.
Së pari, do bëni gjithçka të bashkoni çdo fluks opozitar.
Do i shtrini dorën çdo opozitari.

Do të pranoni bashkimin në diversitet.

Bashkimi në diversitet është prova e tolerancës, është lakmusi për një demokrat, për një njeri që u qëndron vlerave demokratike.

Unë u them ju, janë ftuar të gjitha këto partitë, pavarësisht se ka prej tyre që nga mëngjesi deri në darkë flasin Sali Berisha, Sali Berisha.

Urdhëroni u thashë unë, mbani atë mendim për Sali Berishën, por hajde të rrëzojmë Edi Ramën. Nuk më prish punë pse e keni atë obsesion. Të largojmë këtë të keqe që po e shaktërron Sqipërimë.

Ndaj do të përpiqeni të tërhiqni me vete, do përpiqni të bindni çdo person që do të jetë opozitar dhe e konsideron largimin e Edi Ramës nga pushteti si shpëtimin e Shqipërisë.

Paraardhëse

“Tuneli i Murrizit, jashtë standardeve”, Rama i përgjigjet komentuesit: Çdo vepër infrastrukturore, si në BE

Pasardhëse

Jozi diskuton me Valbonën, banorja përlotet: Ja si qesh ai i pafytyri, ti qan ai qesh

Pasardhëse

Jozi diskuton me Valbonën, banorja përlotet: Ja si qesh ai i pafytyri, ti qan ai qesh

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.