• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Primaret e PD, përfundon numërimi, ja kandidatët më të votuar në 12 qarqe

2 March, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
149
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përmes procesit të primareve në 12 qarqe, demokratët zgjodhën kandidatët që do të garojnë për deputetë në listën e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 Majit.

Përmes parimit “një anëtar, një votë” demokratët votuan mes 288 garuesve në të gjithë vendin.

Primaret e PD në Tiranë/ Kush është gruaja më e votuar nga anëtarësia?
PD ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025. Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, sipas të cilës në total në të gjithë qarqet e vendit kanë votuar mbi 50 mijë anëtarë.

“Kjo është pjesëmarrja më e lartë ndër të gjitha proceset zgjedhore ne PD shenjë e rritjes së besimit të shqiptarëve te PD. Kanë qenë vetë anëtarët që kanë votuar në mase, duke pritur edhe me orë të tëra për të votuar, sipas parimit një anëtar një votë”.

Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).

Në qarkun Berat, kandidati që ka arritur më shumë mbështetje është Zija Ismaili me 1091 vota, Ledion Marra me 306 vota dhe Erion Dasho me 238 vota.

Në qytetin e Durrësit, i pari renditet Igli Cara me 622 vota, ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota, Aulon Kalaja 296 vota dhe Dritan Burgija 263 vota.

Për qarkun Dibër, kandidati më i votuar është Ilir Krosi me 578, ndjekur nga kandidatja Denisa Vata me 369 vota dhe në vendin e tretë Basir Çollaku me 203 vota.

Në Elbasan, kryeson Dashnor Sula me 538 vota, ndjekur nga Blendi Himçi me 510 vota dhe Ilirjan Alliu me 510 vota. I shtati renditet deputeti Lefter Gështenja.

Në Fier, ka përfunduar në orët e para të mëngjesit numërimi dhe më i votuari ka dalë Eduard Sharka me 795 vota, i ndjekur nga deputeti Luan Baçi me 677 vota, e treta renditet kandidatja Elisabeta Rredhi, i katërti deputeti Saimir Koreshi me 477 vota, i pesti Gentian Koçi, kurse deputetja Ilda Dhori ka marrë 215 vota.

Në primaret e zhvilluara për qarkun Gjirokastër, kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani.

Kështu, në qarkun e Korçës, më i votuari renditet deputeti Bledion Nallbati me 1219 vota. I dyti u rendit deputeti i PD Edmond Spaho me 691 vota, i ndjekur pas nga Ledina Alolli me 394 vota dhe Andrea Mano me 380 vota.

Ftues i primareve në Kukës, u shpall mjeku Hasjan Shkëlzen Ibra.

Fitues në rang qarku në Lezhë, ka rezultuar Gjin Gjoni me 674 vota, i ndjekur nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala me 438 vota dhe deputetja Elda Hoti me 394 vota.

Në qarkun Shkodër, ish-kryebashkiaku Bardh Spahia rezulton më i votuari me 380 vota, Ndoc Ashta me 228 vota dhe Arben Lushaj me 219 vota. Më pas vijojnë emrat e Kol Livadhit, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, më i votuari është deputeti Ramadan Likaj, ndërsa në Vau i Dejës Gentian Ndoj. Në Pukë dhe Fushë Arrëz Ludovik Hasani dhe Alfred Thekna.

Në Qarkun e Tiranës, vijon numërimi. Ndër më të votuarit është edhe Jorida Tabaku dhe rezulton të jetë e para ndër zonjat duke kryesuar me 650 vota. Kandidatët me më shumë vota në Qarkun e Tiranës janë Ilir Alimehmeti dhe më pas renditen disa figura të reja në parti si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza.

Në Qarkun e Vlorës, deputetja demokrate Ina Zhupa ka rezultuar më e votuara. Në këtë proces Zhupa ka dalë e para me 765 vota. I dyti është renditur Atird Hoxha me 484 vota dhe me radhë kandidatët e tjerë ku 8 prej tyre nuk kualifikohen sipas pragut 172 vota në qark.

Zhupa fitoi bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol, që janë edhe zonat që ka përfaqësuar dhe mesa duket do të përfaqësoj në kuvendin e Shqipërisë dhe mori mbështetje edhe në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Selenicë.

Pjesë e primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final se kush do jetë kandidat për deputet do ta vendosë Kryesia e kësaj force politike.

Në përzgjedhjen e ekipit nga ana e kryesisë në mbledhjen e 12 Marsit do të merret parasysh edhe puna e secilit kandidat me diasporën, si dhe kontributi në betejën kundër qeverisë.

Nga procesi i primareve u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha, të cilët do të jenë kandidatë në pjesën e sigurt të listës së deputetëve, përfshi edhe 7 aleatët e opozitës që do të garojnë në koalicion me Partinë Demokratike.

Paraardhëse

“Big Brother”, Ja cilët janë 7 banorët që shkojnë në televotim

Pasardhëse

“Të trashëgojmë gjuhën shqipe”, Rama në Greqi: Program mbështetje financiare për 50 mësues shqiptarë

Pasardhëse

“Të trashëgojmë gjuhën shqipe”, Rama në Greqi: Program mbështetje financiare për 50 mësues shqiptarë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.