• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

12 February, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
120
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti malazez, Zhelko Ivanoviq ka vlerësuar lart pjesëmarrjen dhe fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Lutjes së Mëngjesit në Uashington.

Ai thekson se ngjarja nuk ka të bëjë vetëm me fjalimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump por edhe me drekën që pason, ku pjesëmarrja dhe fjalimet janë po aq të rëndësishme.

Sipas Ivanoviqit, fakti që Osmani ishte njëra nga tre të ftuarit speciale për të folur gjatë drekës, flet për fuqinë e diplomacisë dhe lobimit të Kosovës. Ai shprehu keqardhje që ministri malazez Slaven Radunoviq nuk mori pjesë, duke humbur mundësinë për të dëgjuar fjalimin e Osmanit.

“Po ta kishte dëgjuar, do të kuptonte se Kosova nuk është një ‘shtet i rremë’,” theksoi ai.

Ivanoviq vuri në dukje se presidentja Osmani e ndau një rrëfim personal dhe prekës për rrugëtimin e saj politik, duke u prezantuar si një “fëmijë lufte” që përjetoi përndjekjen dhe mërgimin nga regjimi i Millosheviqit.

“Dhe tani, ajo gjendej në skenën më të madhe, në Uashington. Ishin 12 minutat më së miri të shfrytëzuara nga një politikan që kam parë ndonjëherë,” theksoi ai, duke përmendur ovacionet e fuqishme të audiencës pas fjalimit të saj.

Duke krahasuar angazhimin diplomatik të Kosovës me atë të Malit të Zi, Ivanoviq e cilësoi shtetin e tij si një “shtet banane”. Ai vuri në dukje se, ndërsa Presidentja Osmani vizitonte Kongresin, Senatin dhe Departamentin e Shtetit, liderët malazez qëndruan në vend, të angazhuar me çështje personale.

Ai kritikoi hapur lidershipin malazez, duke sugjeruar se ata duhet të mësojnë nga suksesi diplomatik i fqinjëve të tyre dhe të ndjekin shembullin e angazhimit të Presidentes Osmani në arenën ndërkombëtare.

Paraardhëse

Meta flet nga burgu për kërcënimet: Qelia ime kontrollohet, ja çfarë ndodhi teksa unë po haja mëngjes

Pasardhëse

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj/ Reagon sërish Rama: PS s’është zyrë avokatie e Erionit

Pasardhëse

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj/ Reagon sërish Rama: PS s’është zyrë avokatie e Erionit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.