• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sot jepet masa e sigurisë, Veliaj niset drejt Gjykatës së Posaçme

12 February, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata e Posaçme sot do të mbajë seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash.

Në të njëjtën seancë do të dalin para gjyqtarit edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha .

Erjon Veliaj mbahet në bllokun e sigurisë prej të hënës dhe do ta lërë këtë ambient për të shkuar drejt gjyqit.

Gjyqtari që ka miratuar masën e arrestit me burg për Erion Veliaj dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa shpjegon se ekziston dyshimi që ata mund të largohen, dhe se rrezikojnë të kryejnë krime njësoj të rënda si ato për të cilat po hetohen.

Për Erjon Veliajn gjykata kujton se ai vijon të ushtrojë funksione publike dhe ekziston rreziku të abuzojë me detyrën. Po ashtu, ekziston rreziku të impaktojë provat dhe dëshmitarët.

Si shembull gjykata përmend sjelljen e kryebashkiakut që dyshohet se ju shkroi mesazh hetuesve të byrosë kombëtare të hetimit. Një precedent tjetër i intimidimit të dëshmitarëve është edhe ai që hedh hije dyshimi edhe ndaj deputetes socialiste Klotilda Bushka, që dyshohet se ka orientuar shtetasen Ina Goxhaj se çfarë duhet të thoshte në SPAK.

Dëshmitares thotë SPAK i është marrë telefoni duke ju zëvendësuar me një tjetër telefon. Ndërkohë që Abule dyshohet se ka pastruar paratë përgjatë një kohë të gjatë, ndryshe nga pesë biznesmenët të cilët ka të dhëna se kanë korruptuar për të marrë si shpërblim leje apo fonde publike.

Mes provave të administruara janë edhe deklaratat e pasurisë së kryebashkiakut Erion Veliaj prej 2013, si dhe informacioni i dëshmitarit X, i vetëidentifikuar si Nesti Angoni i cili në rruge anonime në 2023 dërgoi të dhëna në prokurorinë e posaçme, duke e vënë në lëvizje këtë të fundit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Paraardhëse

Ilir Alimehmeti: Erion Veliaj të shkarkohet, Tirana të shkojë në zgjedhje, Rama uzurpon Bashkinë e Tiranës

Pasardhëse

Meta flet nga burgu për kërcënimet: Qelia ime kontrollohet, ja çfarë ndodhi teksa unë po haja mëngjes

Pasardhëse

Meta flet nga burgu për kërcënimet: Qelia ime kontrollohet, ja çfarë ndodhi teksa unë po haja mëngjes

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.