• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Blushi: Shqiptarët kanë vetëm një alternativë, Protestën për t’i shkurtuar jo ditët, por orët e mbetura të këtij regjimi

7 February, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në takimin e zhvilluar sot nga kreu i PD Sali Berisha me aleatët e Federatës së Bashkuar të Opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë për të protestuar ditën e shtunë.

Ai tha se kjo protestë thirret për lirinë dhe të drejtat e çdo shqiptari e cila është marrë nga qeveria në pushtet.

Blushi: Sikundër edhe ju e theksuat sot opozita, në veçanti edhe Partia e Lirisë ka qenë në një agresion terrorist nga narkoregjimi dhe rrëmbimi kriminal i paligjshëm, izolimi në ekstrem pa fakte dhe pa prova penale e Presidentit të Partisë së Lirisë, është një paralajmërim, për lirinë e çdo shqiptari që vetëm i lirë nuk ndihet në atdheun e tij.

Sa i përket sondazheve që edhe kolegu i përmendi më parë, unë jam i bindur se me to qeshin edhe vetë porositësit e tyre dhe se këto sondazhe do të groposen më 11 maj, në landfillin e Sharrës, sepse është e qartë sepse porositësit e tyre nuk janë askush tjetër, përveçse mafia e inceneratorëve që ka kapur shumicën e mediave në vend.

E rëndësishme është që opozita të jetë e bashkuar në front kundër narkoregjimit, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve dhe në emër të presidentit Meta ju ftoj të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë të marrin pjesë në këtë protestë.

Një protestë e cila në radhë të parë thirret për lirinë dhe të drejtat e çdo shqiptari dhe sigurisht për të mbrojtur atdheun e tyre nga ajo që me shumë të drejtë, ne e kemi cilësuar si një organizatë mafioze, sorrosiane e cila nuk mund të marrë më peng të ardhmen e vendit, e cila qëndron në pushtet edhe falë një strukture tjetër, po aq kriminale si SPAK që ka bërë dhe po bën aq përpjekje nëpërmjet goditjes së liderëve kryesorë të opozitës, nëpërmjet shantazhimit të drejtuesve të saj për ti garantuar Edi Ramës edhe një mandat tjetër 4-vjeçar në kurriz të shqiptarëve.

Ndaj në këto kushte ku në këtë vend të drejtat dhe liritë e njeriut janë më të rrezikuara se kurrë, shqiptarët kanë vetëm një alternativë, Protestën për ti shkurtuar jo vetëm ditët, por orët e mbetura të këtij regjimi.

Paraardhëse

Zgjedhjet e 11 Majit, 100 mijë emigrantë regjistrohen në KQZ për të votuar, refuzohen 28 mijë kërkesa

Pasardhëse

Nga Rozana te Gerta! Banorët thyejnë rregullat e ‘BBVA’, diskutojnë për nominimet

Pasardhëse

Nga Rozana te Gerta! Banorët thyejnë rregullat e ‘BBVA’, diskutojnë për nominimet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.