• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Spiritualitet

Ndrysho jetën në një minutë: Historia që do të të frymëzojë për vitin 2025

1 January, 2025
në Spiritualitet
0
1.9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Natën e vitit të ri, një shkrimtar i njohur u ul në tavolinën e tij të punës. Me një ndjenjë të pashmangshme reflektimi, ai mori penën dhe nisi të shkruante disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që i kishin ndodhur gjatë atij viti.

Filloi me operacionin në tëmth, pas të cilit kishte ndejtur në shtrat për disa muaj. Pastaj, shënoi që kishte mbushur gjashtëdhjetë vjeç dhe ishte detyruar të largohej nga profesioni i tij në shtëpinë botuese, ku kishte punuar me dashuri e përkushtim për tridhjetë vite. Nuk harroi të përshkruante dhimbjen e humbjes së babait dhe zhgënjimin që biri i tij nuk kishte mundur të niste studimet në fakultetin e mjekësisë, për shkak të një aksidenti të rëndë automobilistik.

Në fund të faqes, ai shkroi me ngarkesë emocionale: “Ah çfarë viti i mbrapsht!”

E shoqja, që e kishte vënë re të menduar, hyri në dhomën e tij. Duke u ulur pranë tij dhe pa thënë asnjë fjalë, lexoi shkrimin e tij. Pasi e përfundoi, doli qetësisht nga dhoma. Pas disa minutash, u kthye me një letër në dorë dhe e vendosi pranë asaj të burrit.

Shkrimtari e mori letrën dhe filloi ta lexonte:

Këtë vit që po na lë:

  • U shërova nga dhimbjet e tëmthit, prej të cilave kisha vuajtur për vite të tëra.
  • Mbushja e gjashtëdhjetë viteve më gjeti me shëndet të plotë, dhe dalja në pension më mundëson që të përkushtohem plotësisht krijimtarisë sime dhe librave të rinj.
  • Im atë jetoi një jetë të gjatë, plot 85 vite, dhe u nda nga kjo botë paqësisht, pa vuajtje.
  • Djali ynë shpëtoi pa pasoja nga aksidenti automobilistik dhe u shërua shpejt.”

Në fund, letra përfundonte me fjalët: “Ah çfarë viti i bukur, ku fatbardhësia triumfoi ndaj fatkeqësive!”

Shkrimtari ndjeu një valë të ngrohtë në zemër. E kuptoi se gjithçka varet nga përceptimi dhe që, në vend që të numërojmë fatkeqësitë, duhet të ndalemi për të falënderuar për bekimet dhe mësimet që na japin ato.

“Vetëm një minutë,” mendoi ai, “kaq duhej për të ndryshuar gjithçka. Vetëm një minutë për të parë anën e ndritur të jetës.”

Paraardhëse

Greqia do ulë qiratë, qeveria merr vendimin për taksat mbi banesat

Pasardhëse

Përdorën në mënyrë të pakujdesshme fishekzjarrët, dëmtohen 16 persona në të gjithë vendin

Pasardhëse

Përdorën në mënyrë të pakujdesshme fishekzjarrët, dëmtohen 16 persona në të gjithë vendin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.