• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Shqipëria ka nevojë për zyrtarë me integritet dhe institucione të forta

31 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës Bajram Begaj uron të gjithë shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2025. Në mesazhin e tij, në prag të festës së ndërrimit të viteve, ai shpreh falenderimet për diasporën dhe të gjithë bashkëqytetarët që sipas tij sigurojnë vazhdimësinë e jetës në vend.

“Në traditën tonë, ndërrimi i viteve është momenti i bashkimit në familje, i festimit, gëzimit dhe lutjeve për një vit të ri sa më të begatë. Ky moment është një mundësi e çmuar për t’u bashkuar rreth vlerave dhe aspiratave tona, duke parë së bashku drejt të ardhmes. Festa e Vitit të Ri na kthen tek ajo çka është njerëzore, shpirtërore, dhe te vlerat tona më të rëndësishme, si: familja, atdhedashuria dhe mikpritja. Sot dëshiroj të ndaj me ju urimet dhe falënderimet e mia më të mira: Për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, që kontribuojnë çdo ditë me punën e dedikimin e tyre për një Shqipëri më të paqtë, më të begatë e më evropiane. Për të gjithë bashkëqytetarët tanë, që edhe këtë mbrëmje mbrojnë, kujdesen, ndihmojnë dhe sigurojnë vazhdimësinë e jetës së vendit. Për të gjithë ata që jetojnë në emigracion, ata që studiojnë apo ata që shërbejnë në misione ushtarake e shtetërore në vende të ndryshme të botës. Sot dëshiroj të përshëndes dhe t’u uroj çdo të mirë të gjithë bashkëkombësve tanë të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, kudo ku ata ndodhen”, thotë Kreu i Shtetit në urimin e tij.

Më tej, vë theksin te arritjet e Shqipërisë në disa fusha, ku veçon forcimin e imazhit ndërkombëtar.

“Ndryshimi i viteve është moment bilanci dhe reflektimi, të cilin e bëjmë individualisht, si familje, si shoqëri, si shtet e si komb. Shqipëria ka ende sfida për të përmbushur pritshmëritë, aspiratat, ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve të saj. Ky vit ishte i pasur me arritje në shumë fusha, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tonë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, forcimin e partneriteteve dhe imazhit ndërkombëtar, si dhe përqafimin e risive teknologjike. Dikur e varfër dhe e izoluar, Shqipëria sot është anëtare aktive në NATO, është në negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është vendi i samiteve ndërkombëtare dhe mikpritëse e miliona turistëve. Shqipëria sot është vendi ku reforma në drejtësi po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Shqipëria sot mundëson dhe i jep fuqi votës së Diasporës.”

Sipas Presidentit Begaj, duhet fokus në reforma të qëndrueshme dhe për forcimin e rolit të familjes, mirëarsimimin, mirëedukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar.

Ka edhe një “apel” për brezin e ri.

“Përqafoni risitë, por lidhuni fort me trashëgiminë e popullit tuaj dhe, mbi të gjitha, duajeni, mësojeni e mbrojeni mirë shqipen e bukur të trojeve tona. Studioni, punoni e jetoni ku vlerësoni se arrini objektivat tuaja, por mos i shkëpusni asnjëherë lidhjet me vendin tuaj, vendin e prindërve, gjyshërve, familjarëve tuaj, Shqipërinë krenare, Shqipërinë bujare, Shqipërinë e bukur. “

“Të gjithë ne e duam Shqipërinë të zhvilluar, të sigurt, demokratike dhe evropiane. Viti zgjedhor 2025 është test për ne për të treguar se kemi mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe se kemi aftësinë të shohim përpara. Kemi mundësitë dhe kapacitetet. Koha na kërkon të bëjmë gjithçka për të arritur objektivat tona. Si President, prind, bashkëshort dhe familjar, bashkohem sonte me urimet më të përzemërta për ju, familjet tuaja, miqtë, për shtetin dhe shoqërinë tonë. Gëzuar Vitin e Ri 2025!”, thuhet në mbyllje të mesazhit të tij.

Paraardhëse

Forbes prezanton listën e vendeve më të mira për të dalë në pension jashtë vendit, mes tyre edhe Shqipëria

Pasardhëse

Hapet Unaza e Madhe e Tiranës

Pasardhëse

Hapet Unaza e Madhe e Tiranës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.