• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministri Igli Hasani: Synojmë mbylljen e negociatave me BE deri në 2027

27 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këtë të premte, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh se Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE deri në 2027.

Gjithashtu, ministri Hasani theksoi se; në vitin 2025 Shqipëria synon të hapi të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim grup-kapitullin e gjashtë.

Më tej, Hasani shtoi se duhet të mbyllim të gjitha negociatat dhe të jemi gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deri në vitin 2030.

Hasani: Viti 2024 filloi me angazhime diplomatike të rëndësishme për Shqipërinë, që ishin po ashtu mundësi për të pasqyruar angazhimin tonë për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Dy samitet kyçe që mbajtëm, ato për Agjendën e Rritjes dhe Konvergjencës dhe për Ukrainën, ishin platforma ku Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm për të forcuar pozitat e saj në rajon dhe për të kontribuar në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.

Një moment historik i këtij viti ishte mbajtja e Konferencës së Dytë dhe të Tretë Ndërqeveritare (K2NQ dhe K3NQ) me Bashkimin Evropian, më 15 tetor 2024, në Luksemburg, ku hapëm kapitullin e parë të negociatave, “Themeloret” dhe 17 dhjetor në Bruksel për hapjen e grupkapitullit 6 “Marrëdhëniet me jashtë”. Këto hapa shënuan një fazë të re dhe të rëndësishme në procesin e anëtarësimit, duke i dhënë një impuls të ri gjithë procesit të integrimit.

Objektivi ynë është i qartë: në vitin 2025 synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim grup-kapitullin e gjashtë, ndërsa deri në fund të vitit 2027, planifikojmë të mbyllim të gjitha negociatat dhe të jemi gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Ky është një qëllim ambicioz, dhe diplomacia do të luajë një rol kyç në realizimin e tij, me komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare të BE-së.

Në këtë kuadër, pjesëmarrja e Shqipërisë në Procesin e Berlinit, i cili u mbajt këtë vit në Berlin në dhjetëvjetorin e tij, ka qenë gjithashtu një mundësi për të shpejtuar integrimin dhe intensifikuar mbështetje për stabilitetin në rajon dhe në Evropë.

Paraardhëse

Egli Tako flet për ndarjen me aktorin Olsi Bylyku

Pasardhëse

SPAK del me njoftim zyrtar për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Pasardhëse

SPAK del me njoftim zyrtar për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.