• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“Femrat nuk e kanë kapacitetin për të sajuar barcaleta”/ Bujar Kapexhiu sqaron deklaratën: Janë keqkuptuar

12 December, 2024
në Kryesore
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ftuar në pjesën e parë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i mirënjohur shqiptar Bujar Kapexhiu.

Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor. Mes tyre spikat edhe “Pipiruku”, personazhi i dashur për fëmijët i ndërtuar prej tij.
Pas vitit ’85 iu përkushtua zhanrit të kinokomedisë duke u shquar për individualitetin e spikatur. Në një kohë mjaft të shkurtër xhiroi katër filma artistikë : “Dy herë mat”, “Tela për violinë”, “Stolat në park” dhe “Edhe ashtu, edhe kështu”.

Disa muaj më parë, ai ishte i ftuar në këtë emision ku foli për politikën dhe gjithashtu dha një deklaratë të fortë për humorin në shoqëri. Ai u shpreh se femrat nuk e kanë kapacitetin që të sajuar barcaleta.

Në rrjet pati shumë komente nga më të ndryshmet, ku shumica nuk ishte dakord me mënyrën e tij të të shprehurit. Ndaj sot, Bujar Kapexhiu sqaroi njëherë e mirë atë çka donte të thoshte. Ai vijoi si më poshtë:

“Kam vendosur seriozisht të kërkoj një ndjesë. Radhën e kaluar u fol për humorin, për krijuesit e humorit dhe nga krijuesit e humorit doli një batutë e imja që e them edhe sot dhe është e vërtetë që humori është privilegj i të mençurve. Pra, nuk mund të bësh humor nëse nuk je i mençur, apo jo? Domethënë kur themi humor, humor të vërtetë që të qeshësh, fin, elegant, por midis këtyre u tha edhe një batutë tjetër.

Përse nuk ka femra që shkruajnë humor? Ka gjëra nga më të ndryshmet, ka problemet nga më të ndryshmet, ka situata nga më të ndryshmet, thënie nga më të ndryshmet, por njëra që u kap këtu u tha që janë të paafta. Problemi është kjo që ndoshta ka edhe probleme të tjera që nuk duan të bëjnë humor se mendojnë që është e një niveli të ulët, duan të jenë gjithmonë serioze, e të tjera nuk po them në këtë drejtim.

Femrat e mençura natyrisht që nuk shkruajnë, them të mençura se të tjerët janë zakonisht që nuk shkruajnë, po humor unë u bëj thirrje atyre që të shkruajnë humor, sepse ato mund të shkruajnë në mënyrë shumë origjinale, shumë të bukur. Në qoftë se nga batuta ime janë keqkuptuar, atëherë fajin patjetër që e kam unë. Unë kërkoj ndjesë”.

A është penduar Bujar Kapexhiu për atë që ka thënë?

“Nuk jam penduar për atë që kam thënë. Unë jam penduar dhe më vjen keq për keqkuptimin”.

Paraardhëse

Pas darkës private në Florida, Zuckerberg dhuron 1 milion dollarë për ceremoninë inauguruese të Donald Trump

Pasardhëse

Historike! Donald Trump zgjidhet për të dytën herë si “Njeriu i Vitit” nga prestigjiozja The Times

Pasardhëse

Historike! Donald Trump zgjidhet për të dytën herë si “Njeriu i Vitit” nga prestigjiozja The Times

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.