• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD regjistrohet në Gjykatën e Tiranës me kryetar Sali Berishën

11 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas tre vite përplasje dhe një sage të gjatë gjyqësore, më në fund Sali Berisha zotëron Partinë Demokratike edhe ligjërisht. Partia Demokratike është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me kryetar Sali Berishën.

Në një dokument të firmosur nga Sekretarja e Regjistrit të Partive Politike në Gjykatën e Tiranës dhe të shpërndarë nga PD, thuhet: Vërtetojmë se në Regjistrin e Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton se me urdhër nr.12 datë 19.12.1990 të Ministrit të Drejtësisë, është miratuar krijimi i Partisë “Partia Demokratike”, me iniciale “PD” ose “PDSH”. Kryetar i Partisë është z.Sali Berisha. E lëshojmë këtë vërtetim në përgjigje të kërkesës së subjektit të interesuar”.

Beteja ligjore për vulën dhe emrin e partisë bëri që Partia Demokratike të futej e përçarë dhe të përjetonte një humbje të thellë në dy palë zgjedhje vendore, ato të pjesshme në mars 2022 si dhe zgjedhjet e 14 majit 2023.

Organet vendimmarrëse të procesit zgjedhor i njohën Bashës të drejtën për të përdorur vulën dhe logon, si dhe të përfitonte fondet e buxhetit të shtetit për zgjedhjet, ndërsa grupimi i Berishës garoi nën siglën e një koalicioni me partinë e aleate të ish-presidentit Ilir Meta.

Kujtojmë se më 11 korrik të këtij viti Gjykata e Apelit i dha Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Trupa gjykuese vendosi aso kohe të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Vendimi i trupës gjykuese, i cili përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, ishte i formës së prerë duke i dhënë fund pas 3 vitesh betejës ligjores në dyert e gjykatës për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Paraardhëse

Dështon përballja në GJKKO mes Bardhit dhe Edmond Sulajt, deputeti demokrat nuk u paraqit

Pasardhëse

Spiropali: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda 2030, plan i realizueshëm

Pasardhëse

Spiropali: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda 2030, plan i realizueshëm

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.