• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dështon përballja në GJKKO mes Bardhit dhe Edmond Sulajt, deputeti demokrat nuk u paraqit

11 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
65
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka dështuar seanca e parë në Gjykatën e Posaçme mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe ish-drejtorit të Policisë së Shkodër, Edmond Sulaj, e cila ishte planifikuar të mbahej këtë të mërkurë.

Seanca do të mbahej mbi një padi të dorëzuar në SPAK nga Edmond Sulaj mbi Bardhin për shpifje, bazuar mbi një deklaratë të deputetit demokrat në seancën plenare të 12 shtatorit nga foltorja e Kuvendit mbi bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Palët ishin ftuar në GJKKO për ta zgjidhur çështjen me mirëkuptim, por seanca e parë ka dështuar, për shkak se mungonte avokati i Gazment Bardhit. Gjithashtu, edhe vetë Bardhi nuk ka qenë prezent, për shkak të një vizite zyrtare në Londër.

Kujtojmë se kreu i grupit parlamentar të PD-së gjatë replikave me kryeministrin Edi Rama lexoi një komunikim në SKY ECC, për të cilat deklaroi se janë provë se ish-Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj është emëruar nga bandat.

Bardhi lexoi bisedat e bandave kriminale, ku flisnin për vendosjen e “Mondit” për një dimër në krye të Policisë së Shkodrës, që sipas demokratit bëhet fjalë për drejtorin aktual në atë kohë Edmond Sulaj.
Gazment Bardhi: “Unë po të pyes (i drejtohet Ramës) si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”

Pavarësisht se Bardhi deklaroi se Edmond Sulaj u vendos në krye të Policisë së Shkodrës vetëm një muaj pas komunikimeve në “Sky Ecc” për “Mondin”, vetë ish-kryepolici i Shkodrës reagoi dhe tha se ishte vendosur në atë pozicion tre vjet pas atyre komunikimeve.

Paraardhëse

Politico zgjedh Giorgia Melonin si “personin më të fuqishëm në Evropë”

Pasardhëse

PD regjistrohet në Gjykatën e Tiranës me kryetar Sali Berishën

Pasardhëse

PD regjistrohet në Gjykatën e Tiranës me kryetar Sali Berishën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.