• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Balluku “gjyq” Spiropalit, çfarë ndodhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura

11 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
190
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, nuk ishte ashtu siç e përcolli shkurt përmes një njoftimi zyra e shtypit të socialistëve.

“Gjatë mbledhjes, anëtarët e grupit vlerësuan punën e bërë deri më tani në komisione, duke evidentuar arritjet, sfidat dhe prioritetet për javët e ardhshme. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit u fokusua te shqyrtimi i rendit të ditës për seancën plenare te radhes”, thuhej mes të tjerash në njoftimin propagadistik që nuk thotë asgjë.

E vërteta është se mbledhja e djeshme, në fakt ishte një “gjyq” për Elisa Spiropalin, tregoi për Lapsi.al një burim brenda radhëve të ligjvënësve socialistë.

Revanshi i Belinda Ballukut

Në krye të goditjes së saj në sy të gjithë deputetëve ishte zv.kryeministrja Belinda Balluku. Me tone të ashpra ajo fshikulloi Spiropalin për keqmenaxhimin e seancës plenare të javës së shkuar, ku u shkaktua kaos pasi mazhoranca futi me shpejtësi projektligjin për faljen e gjobave.

Balluku akuzoi Spiropalin se po favorizonte opozitën, duke iu dhënë hapësirë të pamerituar dhe në shkelje të rregullores sipas zv.kryeministres. Jo vetëm kaq, por Balluku shkoi edhe më tej duke aluduar se kryetarja e parlamentit është nën një presion prej Gazment Bardhit, i cili i dikton edhe sjelljen në seancë plenare. Burimi i tha Lapsi.al se gati gati Balluku ngriti insinuata që Spiropali po shantazhohet nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kujtojmë këtu që Gazment Bardhi, i ka përmendur shpesh Pëllumb Gjokën kryetares së parlamentit Elisa Spiropali. E ka pyetur publikisht disa herë se çfarë dhurate ka marrë ajo nga Pëllumb Gjoka. Nuk dihet nëse Belinda Balluku ka pasur në mendje pikërisht këto akuza të Bardhit, teksa fshikullonte Elisa Spiropalin. Por numri dy i qeverisë nuk ishte e vetme në këto kritika.

Sulmin e Ballukut e pasojnë të tjerë

Menjëherë si për t’i rënë në sy asaj e për t’i treguar devotshmëri dhe besnikëri, u rreshtuan Taulant Balla, Erion Braçe dhe Blendi Klosi. Gati me të njëjtën gjuhë edhe ata shpërfaqën pakënaqësitë e tyre ndaj Elisa Spiropalit.

Pati edhe qëndrime disi më të zbutura si ai i kryetarit të Grupit të PS, Niko Peleshit apo Mimi Kodhelit. I gjithë “gjyqi” u zhvillua pa praninë e vetë Elisa Spiropalit, e cila mungonte në mbledhjen e djeshme të Grupit të PS. Mbase kishte zgjedhur vetë të mungonte, duke e ditur se çfarë po gatuhej në prapaskenë.

Asgjë nuk ndodh pa bekimin e Ramës

Fshikullimi i djeshëm që Balluku i bëri Spiropalit në sy të të gjithë grupit të PS-së, nuk është një axhendë personale, aq më tepër duke e ditur që ajo është e vetmja në radhët e socialistëve që e ka lartësuar aq shumë Edi Ramën duke i thënë Skënderbe.

Sulmi nuk mund të bëhej asnjëherë pa bekimin e kryeministrit që mungonte gjithashtu në mbledhjen e grupit. Askush nuk është i luajtur mendsh në PS sa që të ngrejë krye kundër Kryetares së Kuvendit në sy të të gjithë grupit parlamentar pa pasur më parë dakordësinë e Edi Ramës.

Këtë nuk do ta guxonte as Belinda Balluku, e jo më pastaj personazhe periferike si Erion Braçe apo Taulant Balla. Gjithçka duket e orkestruar prej vetë “Skënderbeut” kundër “Mamicës” së tij. Arsyet mbeten ende të paqarta./Lapsi.al

Paraardhëse

“Pirro Çako është pa qejf”, Arilena Ara përgënjeshtron Gjebrean

Pasardhëse

“Nuk ka drejtësi, po na mohohet puna”/ Të moshuarit sërish në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë rritje pensionesh

Pasardhëse

“Nuk ka drejtësi, po na mohohet puna”/ Të moshuarit sërish në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë rritje pensionesh

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.