• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Celulari duhet t’u ndalohet nxënësve dhe mësuesve”, Rama: Do bëjmë një sistem digjital te dera, do nisim nga “Fan Noli”

5 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
86
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një takimi këshillues me prindërit në shkollën“Halit Coka” në Kamëz se do të bëhet një sistem digjital te dera e shkollës, i cili do të sinjalizojë nëse dikush ka celularë me vete.

Ai tha se ky sistem do të bëhet së pari te gjimnazi “Fan Noli”, pjesë e të cilit ka qenë i ndjeri Martin Cani.

Më tej, Rama ka theksuar se celulari nuk do t’u ndalohet vetëm nxënësve, por dhe mësuesve.

“E para, që kjo hedhja e fajit në një masë të madhe krijohet nga distanca e gjatë në mungesë komunikimi mes shkollës edhe prindërit. Këtu shkolla duhet të bëjë hapin e parë, dhe prandaj po investojmë për të zgjeruar kapacitetin e programit të informimit të prindërve, duke futur informimin periodik për sjelljen dhe problematikat e tjera. E dyta, është që sa i përket celularëve, ne rregullin e kemi por zbatimi nuk është edhe aq i thjeshtë dhe jemi të vetëdijshëm që futen nëpër shkolla. Prandaj, sistemi që fola do të na ndihmojë shumë. Do të bëjmë një shembull të parë shpejt te Fan Noli simbolikisht për një kontroll digjital te dera. Jo kështu nga ato si në aeroport, por është një sistem që detekton direkt çdo lloj objekti celular, thikë, që ka në trup personi. Dhe kjo do të ulë në mënyrë të ndjeshme mundësinë që të futesh me celularë në shkollë. E treta, duhet të vendosim sanksionet sepse për ndryshe ajo që ju thonë se ndodh do të ndodhë.

Këtu nuk flasim që nxënësi mos të marri telefon, por që të lihet te dera e shkollës. Për rastet e nxënësve që kanë merak se mos e humbin telefonin, mund të bëhet një vend me çelës aty dhe të lihet, më pas futesh. Por këto janë gjëra teknike, por ajo që është me rëndësi është të bashkëpunojmë. Sepse shteti nuk e bën dot rolin e prindërit dhe as të mësuesit. Prindi është prindi, ndërsa mësuesi është mësuesi. Nuk e zëvendëson dot. Ajo që ne duhet të bëjmë është të kufizojmë miqësinë e fëmijëve tanë me këtë ‘shokun’ e tyre.

Ora e mësimit dhe koha në shkollë nuk duhet të ketë celularë. Duhet kufizuar edhe mësuesve, duhet të lihet te dera celulari. Në rast se ka një urgjencë mund të komunikojë, por vetëm kaq, s’ka për çfarë i duhet celulari, pasi ka mësues që rrinë gjithë kohën me celular në dorë“, tha ai./abcnews.al

Paraardhëse

“Braçja mos hajë shumë m**”, Zhupa pas mbylljes së seancës: Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec

Pasardhëse

“Ngacmim seksual në sallën e Kuvendit”, Bardhi denoncon: Braçe provokoi Zhupën

Pasardhëse

“Ngacmim seksual në sallën e Kuvendit”, Bardhi denoncon: Braçe provokoi Zhupën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.