• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vota e emigrantëve, Rama takohet të dielën me shqiptarët në Londër

23 November, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë ditën e neserme takim me shqiptarët në Londër. Kjo vizitë në diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, – shkruan Rama.

Njoftimin kreu i qeverisë e bëri në rrjetin social “Facebook”, shoqëruar edhe me posterin “Krenar për Shqipërinë”, i caktuar për në orën 12:00.

Ky është takimi i radhës i kryeministrit, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Rama është takuar më parë me shqiptarët që jetojnë në Greqi (dy herë), në Itali, dy vende me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, si dhe në SHBA.

Më herët kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, publikoi pamje nga takimi më anëtarët e Akademisë Politike të partisë së tij.

Sipas Ramës, rritja e interesimit të të rinjve të mirëshkolluar dhe të gatshëm për angazhim qytetar e politik me Partinë Socialiste, rrit energjinë pozitive të të vetmes forcë reale udhëheqëse të Shqipërisë 2030.

Kjo akademi funksionon në kuadrin e rienergjizimit të Partisë Socialiste. Në këtë akademi të rinjtë mësojnë më shumë për historinë dhe idetë e partive progresiste, por edhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kjo është shkolla e parë e lidershipit të së majtës moderne. Stafi i Akademisë Politike, përbëhet nga pedagogë të përzgjedhur dhe profesionistë në fushat e tyre, të përkushtuar dhe të motivuar për t’u dhënë studentëve njohuritë e duhura.

Lektorët janë politikanë të shquar, parlamentarë, udhëheqës të niveleve të ndryshme, diplomatë, profesorë universiteti dhe analistë të njohur, studiues e gazetarë, që kontribuojnë me dijen, përvojën, studimet dhe analizat e tyre. Partia Socialiste hapi më 9 prill aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike.

Pjesëmarrja në këtë akademi konsiderohet një eksperiencë e re për të rinjtë e të rejat që duan më tepër njohuri mbi zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste dhe sigurisht të PS-së. Përmes pjesëmarrjes në këtë akademi të rinjtë fitojnë një eksperiencë të re duke mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste.

Paraardhëse

Dy prindër që luftuan për jetën e vajzës së tyre me leuçemi, historia frymëzuese në “Për Shqiptarët”

Pasardhëse

Pas 6 vitesh, përfundon vettingu në drejtësi, KPK mbyll procesin, 268 magjistratë “problematikë”, ja sa arritën ta kalonin me sukses

Pasardhëse

Pas 6 vitesh, përfundon vettingu në drejtësi, KPK mbyll procesin, 268 magjistratë “problematikë”, ja sa arritën ta kalonin me sukses

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.