• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Popullsia e Tiranës (pa komunat) është tkurrur me 29 mijë banorë në dekadën e fundit

13 November, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Popullsia në Tiranë pa përfshirë njësitë administrative ish-komunat, rezultoi 389,323 banorë në cens 2023, me ulje 7% ose (29,172) banorë më pak se të dhënat e cens 2011, ku u numëruan 418,495 banorë (shiko tabelën e mëposhtme).

Të dhënat e detajuara të cens 2023 për popullsinë dhe banesat në Bashkinë e Tiranës, tregojnë për zhvendosje të mëdha të popullsisë nga qyteti në ish-komuna dhe në fshat.

Pakësimi i popullsisë në kufijtë e Bashkisë së qytetit, ka qenë në zhvillim të kundërt me volumet e larta të ndërtimit brenda qytetit me kulla dhe komplekse pallatesh.

Banorët e kryeqytetit janë zhvendosur drejt skajeve. P.sh. popullsia e Kasharit, një ish-komunë u rrit me 106 % ndërmjet dy censeve.

Në vitin 2023 në Kashar, rezultuan mbi 89 mijë banorë nga 43 mijë që ishin në vitin 2011. Komuna e Kasharit mori zhvillim të shpejtë në ndërtimin e objekteve për banim, por nuk ishte i mirë-studiuar, pasi nuk u shoqërua me infrastrukturën mbështetëse si shkolla dhe qendra shëndetësore.

Më pas rritjen më të madhe të popullsisë e ka ish-komuna e Dajtit, popullsia e së cilës arriti në mbi 35 mijë banorë me rritje 74 % nga 2011.

Komuna e Farkës gjithashtu, kishte rritje me 60% të popullsisë ndërmjet 2011 dhe 2023, duke shënuar 36 mijë banorë aktualisht.

Ish- komuna e Petrelës regjistroi mbi 5,700 banorë me 2023 më një rritje 21% nga 2011-ta.

Në 8 isha-komuna të tjera si Peza, Bërzhita, Ndroqi, Baldukshu, Zall Ballstar, Krrabë, Shëngjergj dhe Zall Herr popullsia, ka rënë me ritme dyshifrore ndërmjet dy censeve.

Lëvizjet e popullsisë tregojnë se Tirana po behet gjithnjë e më shumë i pajtueshëm dhe i shtrenjtë sidomos nga familjet e reja.

Në dhjetë vitet e fundit, familjet e reja kanë preferuar të blejnë prona në periferi të Tiranës, sakaq territori i qytetit të vjetër është pakësuar nga emigrimi, rënia e lindjeve dhe zhvendosja në periferi.

Të dhënat sugjerojnë se, popullsia me nivel ekonomik mbi mesataren është zhvendosur nga Tirana në komplekset rezidenciale të ngritura në ish komuna, teksa familjet e reja kanë preferuar të nisin jetën në periferitë, ish-komunat e Dajtit dhe Kasharit pasi ishin më të përballueshme për blerjen e shtëpive.

Rritjet e çmimeve të banesave në Tiranë edhe në kushtet e rënies së popullsisë, po bëhet shkak për zhvendosje gjithnjë e më shumë të popullsisë së re ne zonat periferikë jashtë qytetit.

Paraardhëse

Myrto Uzuni do të bëhet baba, zbulon gjininë e fëmijës në mënyrë spektakolare

Pasardhëse

Julian Deda i përgjigjet Ermal Mamaqit: Montazhi i videos i mrekullueshëm, por mesazhi është krejt tjetër

Pasardhëse

Julian Deda i përgjigjet Ermal Mamaqit: Montazhi i videos i mrekullueshëm, por mesazhi është krejt tjetër

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.