• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-kryeministri Berisha: Festojmë fitoren e Trumpit, sepse opozita shqiptare u godit nga e majta amerikane dhe Sorosi

9 November, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
38
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këtë të shtunë, ish-kryeministri Berisha, njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mban një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Berisha falenderoi qytetarët për mbështetjen.

FJALA E BERISHËS:

Të dashur qytetarë që ndiqni dhe merrni pjesë sot në këtë bisedë timen me ju nëpërmjet rrjeteve sociale, së pari dëshiroj t’u përshëndes përzemërsisht dhe t’u falenderoj me mirënjohjen më të madhe për ndjekjen e bisedës dhe mbështetjen tuaj.

Së dyti, kam kënaqësinë që sot bisedoj në një kohë kur pas bisedës së mëparshme gjer sot kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme.

Kanë ndodhur ndryshime në kahje shumë të favorshme për lirinë, për dinjitetin, për vlerat universale të individit dhe shoqërive të lira në mbarë botën.

Nuk mohohet se rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon një fitore të madhe për vlerat konservatore në SHBA, por për vlerat konservatore në mbarë botën, për ata të cilët iu besojnë dhe i kanë të shtrenjta, të çmuara këto vlera.

Një dallgë marksiste që sundoi apo kulmoi katër vitet e fundit në SHBA, theu qafën në kuptimin që ajo u hodh poshtë në mënyrë plebishitare nga zgjedhësit, qytetarët amerikanë dhe fatmirësisht pas disfatës së flamurmbajtësve të kësaj dallge, sot po lexoja se shumica dërrmuese e mbështetësve të zëvendëspresidentes Harris po rikthejnë mbështetjen e tyre për presidentin Trump.

Në këtë mënyrë unë besoj se çdo njeri i mirë beson në vlerat konservatore si vlerat më të mira. Ka pasur një rast të festojmë këtë fitore.

Por dy herë më shumë shqiptarët, opozita shqiptare, sepse këto vite, kjo opozitë u përball jo vetëm me narkoshtetin e vetëm dhe të parë në Europë, por për fat të keq u përball me grushtin e shtetit të organizuar kundër saj si forcë konservatore nga e majta amerikane, nga Xhorxh Soros dhe qëndrat që ai ndikonte, lobonte.
Kështu që kjo ishte një periudhë trevjeçare shumë e vështirë për opozitën, por edhe për qytetarët shqiptarë.

Në përpjekje të paimagjinueshme, vendi i madh i lirisë që kishte bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndërmori përpjekjet, masat më absurde, më antidemokratike vetëm e vetëm që të shndërronte opozitën shqiptare në një shtojcë të narkodiktatorit Edi Rama.

Njerëzit flasin me të drejtë sepse e kanë dëgjuar dhe e dinë sanksionimin e Sali Berishës, por qindra prej jush u sanksionuan vetëm për mbështetjen që i jepni Sali Berishës, mbështetjen që i jepni të vërtetës.

Kështu që kjo dallgë, që për fatin më të keq kësaj here vinte nga përtej Atlantikut, theu qafën, do të përdor një term shqiptar, në brigjet e Atlantikut përsëri.

Amerika u rikthehet vlerave. Ata u përpoqën të tjetërsojnë individin, identitetin e njeriut, ata morën ndëshkimin që meritonin nga qytetarët amerikanë.

Mos harroni se kjo zëvendëspresidente shndërroi në politikat e saj shtetërore ndryshimin e gjinisë njerëzore dhe perversitete të tjera, rrënimin e familjes, shndërrimin e prindërve në numra.

Pra, tejkaloi edhe parashikimet marksiste të kohës me këto idera.

Në këtë kontekst, Amerika shpëtoi nga vota e qytetarëve, por edhe ndikimi i saj kulturor, Amerika është një superfuqi kulturore në botë, një agresion i vërtetë kulturor merr fund me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.

Natyrisht të dashur miq, beteja për ne zhvillohet në Shqipëri dhe këto zhvillime janë një motiv edhe më i madh për ju që mbrojtët në kushte shumë të vështira të një presioni të paimagjinueshëm, brenda dhe jashtë vendit, vlerat që besoni, sot duhet të ngriheni përsëri në një nivel më të lartë se ç’jeni për mbrojtjen e tyre, triumfin e tyre në Shqipëri.

Sepse nëse perandoria e Sorosit mori një goditje fatale në SHBA, ajo qëndron në këmbë me të gjithë dhëmbët dhe fuqinë në Shqipëri.

Unë kam besim se mosbindja civile është rruga më e sigurt dhe e vetme fitimtare në betejën kundër saj.

Paraardhëse

E habitshme, ky konkurrent i “Përputhen” është babai biologjik i 20 fëmijëve

Pasardhëse

Rezart Veleshnja reagon pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”

Pasardhëse

Rezart Veleshnja reagon pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.