• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skema e re: Ja si do të bëhet siguracioni i makinave nga 1 janari

18 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
128
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga 1 janari 2025, siguracioni i makinave do të diferencohet sipas një skeme të re, ku shoferët problematikë do të paguajnë më shumë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar një rregullore të re, që parashikon çmime të ndryshme bazuar në 7 faktorë kryesorë të riskut.

Faktorët e riskut që ndikojnë çmimin e siguracionit:

Historiku i dëmeve: Shoferët me më shumë aksidente në tre vitet e fundit do të paguajnë më shumë.
Fuqia motorike: Makinat me mbi 3000 cc do të kenë siguracion më të lartë për shkak të rrezikut më të madh.
Mosha 18-21 vjeç: Këta drejtues do të jenë më të penalizuar për shkak të përvojës së kufizuar.
Eksperienca në drejtimin e mjetit: Shoferët me më pak përvojë do të kenë tarifa më të larta.
Përdorimi i mjetit: Makinat e përdorura për biznes, që drejtohen nga persona të ndryshëm, do të kenë prime më të larta.

Qarku i regjistrimit: Siguracioni do të ndryshojë sipas zonës ku regjistrohet mjeti, bazuar në numrin e aksidenteve.
Vjetërsia e mjetit: Makinat më të vjetra mund të kenë një faktor risku më të lartë.

Ndikimi dhe qëllimi i rregullores së re:

Rregullorja e re synon të ndërgjegjësojë drejtuesit e mjeteve për të qenë më të kujdesshëm. Shoferët që shkaktojnë aksidente do të penalizohen përmes tarifave më të larta në policën e siguracionit të radhës. Ndërkohë, ata që shmangin aksidentet do të përfitojnë tarifa më të ulëta.

Shoferët që i japin makinën një personi tjetër dhe ky i fundit shkakton aksident, do të penalizohen si drejtuesi i mjetit ashtu edhe pronari. Kompanitë e sigurimit do të ofrojnë transparencë në llogaritjen e primit, duke e bërë këtë proces të qartë për çdo drejtues.

Kjo skemë e re, e bazuar në sistemin bonus-malus, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e drejtuesve të automjeteve, duke e lidhur çmimin e sigurimit drejtpërdrejt me sjelljen në rrugë.

Paraardhëse

Çfarë ndodhi? Kiara Tito shpërthen në lot në videon e fundit

Pasardhëse

“Treni Tiranë- Rinas- Durrës me shpejtësi 120 km/h”! Balluku inspekton vënien në punë të makinerisë “Tamping”: Së shpejti nis ndërtimi i stacioneve të hekurudhës

Pasardhëse

“Treni Tiranë- Rinas- Durrës me shpejtësi 120 km/h”! Balluku inspekton vënien në punë të makinerisë “Tamping”: Së shpejti nis ndërtimi i stacioneve të hekurudhës

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.