• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bardhi letër Spiropalit: Kush e dha urdhrin për futjen e Forcave Speciale? Po i bëni puç kushtetues Kuvendit

17 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
71
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryeparlamentares Elisa Spiropali, pas ngjarjeve të ndodhura në seancë dhe jashtë Kuvendit. Në letrën e Bardhit, shtrohen disa pyetje, ku njëra është se ”Kush ishte autoriteti që dha urdhrin për futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë?”.

Për Bardhin, kanosja me jetë e deputetëve të opozitës dhe cenimi i integritetit të tyre fizik, është një akti i paprecedentë në funksionimin e Kuvendit.

Koha YouTube Channel
”Ju siguroj se ju personalisht dhe cilido tjetër që në mënyrë arbitrare urdhëroni Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të dhunojnë deputetët e opozitës, do të mbaheni përgjegjës për këtë shkelje te rënde ligjore, që ka tiparet e një puçi kushtetues ndaj integritetit të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e plotë

Më datë 17.10.2024 gjatë zhvillimit të seancës plenare, në kundërshtim flagrant me nenin 122 të Rregullores së Kuvendit dhe ligjin për Policinë e Shtetit, Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë dhunuar, penguar dhe kanosur me jetë deputetët e opozitës brenda mjediseve të Kuvendit të Shqipërisë. Është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës (punonjësve të Shërbimit të Sigurisë së Kuvendit) për të mbrojtur deputetët nga agresioni brenda mjediseve të Kuvendit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Futja e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit brenda mjediseve të Kuvendit, gjatë aktivitetit parlamentar, pengimi i deputetëve për të lëvizur në ambientet e Kuvendit prej tyre, kanosja me jetë e deputetëve të opozitës dhe cenimi i integritetit të tyre fizik, është një akti i paprecedentë në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kurrë në historinë e parlamentarizimit në Shqipëri, një Kryetar Kuvendi nuk ka lejuar futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë. Kurrë në historinë e parlamentarizmit në Shqipëri nuk ka ndodhur që Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të pengojnë një deputet të Kuvendit brenda mjediseve të tij.

Futja e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit gjatë një aktiviteti parlamentar është një puç i rëndë kushtetues ndaj vetë Kuvendit të Shqipërisë dhe një provokim i pandodhur kurrë më parë ndaj opozitës. Për këtë arsye, kërkojmë të na:

-Informoni menjëherë se kush ishte autoriteti që dha urdhrin për futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë?

-Vini në dispozicion kamerat e sigurisë të të gjitha ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Kuvendit të Shqipërisë (përfshirë por pa u kufizuar: sallës plenare, korridoreve lidhëse të sallës plenare, hyrjes kryesore të Kuvendit, ambinteve të jashtme të oborrit të Kuvendit të Shqipërisë).

Duke dënuar me forcë aktin brutal, të paprecedentë, të hakërrimit të Policisë së Shtetit ndaj deputetëve të opozitës në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, ju siguroj se ju personalisht dhe cilido tjetër që në mënyrë arbitrare urdhëroni Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të dhunojnë deputetët e opozitës, do të mbaheni përgjegjës për këtë shkelje të rëndë ligjore, që ka tiparet e një puçi kushtetues ndaj integritetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Paraardhëse

Rita Ora “e shkatërruar” nga vdekja e Liam Payne

Pasardhëse

Erion Braçe: Deputetë me shishe me benzinë në çanta

Pasardhëse

Erion Braçe: Deputetë me shishe me benzinë në çanta

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.