• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, reagon Berisha: E nisëm ne në prill 2013, ofendim që kreu i KMSH nuk ftohet në ceremoni

10 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
73
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisdha ka reaguar në lidhje me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë këtë të enjte në Tiranë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë është nisur nga demokratët që në prill të vitit 2013.

Ndër të tjera kryedemokrati shtoi se kryeministri Edi Rama e pengoi procesin për 11 vite.

Reagimi i plotë:

Sot inagurohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë!

Të dashur miq, inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 11 vite pas fillimit të ndërtimit është një ngjarje e veçantë për besimtarët muslimanë të Tiranës dhe të mbarë Shqiperisë.

Ky tempull fetar madhështor zbukuron gjithashtu kryeqytetin e vendit. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë besimtarët muslimanë të Tiranës dhe të Shqipërisë për xhaminë e re madhështore prej 5000 vendesh ku do t’i falen, luten Zotit të Madhërishëm.

Të dashur miq, ndërtimi i kësaj Xhamie nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga rregjimi komunist i komunitetit musliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie. Projekti i saj i ishte bërë nga njëra prej studiove më të famshme në botë. Por pas zgjedhjeve Rama në nje akt të papërgjegjshëm e ndërpreu ndërtimin Xhamisë së Namazgjasë. Fillimi i ndërtimit t xhamisë u inagurua për së dyti me datë 20 prill 2015, por me projekt të ndryshuar dhe në prani të njeriut që e kishte penguar me të gjitha mënyrat rikthimin e tokës komunitetit musliman dhe ndertimin e Xhamisë, Edi Ramës dhe Presidentit të Republikes së Tuqisë Erdogan i cili me sa duket ndikoi tek Rama që të mos pengonte ndërtimin e saj dhe mori përsipër financinin e ndërtimit të xhamisë.

Xhamia është dhuratë e besmitarëve muslimanë turq për besimtarët muslimanë të Tiranës ndaj dhe gjej rastin t’ju shpreh atyre mirënjohejen më të thellë për bujarinë e tyre. Mirpo kjo bujari e besimtarve muslimanë të Turqisë u perdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së muslimaneve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi. Nën këtë moto të përçarjes sot në shkelje e statutit 100 vjeçar të KMSH nuk do jetë në inagurim Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët musliman të Shqiperisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson. Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare Ajo konsiderin tolerancën dhe bashkëpunimin e shkeëqyer ndër fetar si një vlerë hyjnore të shqiptarëve dhe garanton besimtarët musliman dhe të krishterë shqiptarë se kjo parti në respekt të plotë të lirisë se besimit të qytetarëve shqiptarë do ruaj të paprekur parimin Kushtetues të ndarjes së shtetit nga besimet fetare në Shqipëri.

Paraardhëse

Erdogan në konferencë me Ramën sulmon Izraelin: Gaza, genocid i turpshëm, shpresojmë që Shqipëria të bëjë të veten

Pasardhëse

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

Pasardhëse

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.