• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi nxjerr detajet e forta, SPAK do plasë “bombën” te rrethi i ngushtë i Sali Berishës

8 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
191
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur, Frrok Çupi shprehet se ish-kryeministrin Sali Berisha, familjarët dhe besnikët e tij i presin “ditë të zeza” nga drejtësia e re e financuar nga amerikanët. Në analizën e tij, Z.Çupi shkruan se për pak ditë në Gjykatën Speciale të Krimeve do të hidhet shorti kush do ta gjykojë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij për krimin e korrupsionit dhe të pastrimit të parave. “E dimë se erdhi çasti ‘o zot o kurrë!’, për fatin e të arrestuarit Sali Berisha. Nesër jo vetëm që është vonë, por nuk vlen më. Për herë të parë në jetë të tij, ky njeri lëshoi një fjalë të vërtetë. I ka ardhur aty ku nuk thuhet, prandaj edhe thërret ‘o sot o kurrë’. Mbrëmë u shfaq në dritaren e ‘burgut’, me një fytyrë të llahtarshme si ta kishin rrahur si Ndrea Prendin; kuq e kuq si i pirë nga rakia; shtremba-shtremba sikur sfidonte edhe maskën e artistit Agron Llakaj; sytë të lagur e të futur deri në kockën e hundës.

Në mjerim. I dorëzuar më në fund iu thoshte gjithë shqiptarëve “gëzohuni me këtë mumje që u ka dhunuar!’. Ka ardhur në pikën e fundit, kur thotë ‘o sot o kurrë!’. Po të mbetet puna për nesër, do të jetë vonë. Nga çasti në çast pritet që të vijë furgoni i policisë dhe të trokasë dera: “Qytetari Sali Berisha, ejani me ne!’. Ku ka më ai mendere të vrasë policin, as gjykatësin, as prokurorin. Ka mbërritur shteti prokurorëve dhe gjykatësve, pa lejen e tij. Për pak ditë në Gjykatën Speciale të Krimeve do të hidhet shorti kush do ta gjykojë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij për krimin e korrupsionit dhe të pastrimit të parave. Deri tani ka pritur në katin e tetë me shpresë…, me shpresë se dikush nga trimat… Por tani nuk ka më shpresë. Prej një viti pret në ballkon si gjeldeti i Baldushkut për t’u ‘ therur’ në SPAK”, shprehet Çupi.

Goditja ndaj Shkëlzenit

Po ashtu analisti përmend se dosja e 21 janarit është plotësuar me regjistrime, pamje filmike, dokumente, dëshmi, prova, copa bisedash dhe urdhra nga lart qëlloni në mish. Nga ana tjetër ai thotë se edhe djalin e Sali Berishës e presin lajme të tmerrshme nga SPAK. “Nuk ka më kohë! Dosja e krimit të tmerrshëm e vrasjes shtetërore të katër qytetarëve në oborrin e qeverisë Berisha, u plotësua. Mbërritën regjistrime, pamje filmike, dokumente, dëshmi, prova, copa bisedash, urdhra nga lart qëlloni në mish, tradhtira… Për pak ditë nis thërritja në SPAK e autorëve të vrasjes. Përgjegjësi kryesor është Sali Berisha. Urdhëroi vrasjen dhe fshehu provat. I takon të marrë dy herë dënim më burgim të përjetshëm, sikur të kishte dy jetë në përdorim. Në qoftë se edhe sot nuk bën ca p… nga kati lart, më vonë nuk e dëgjojnë as të tijtë.

Pritet që skuadra e Policisë të trokasë prapë në derë e të thërrasin, jo shkurt ‘Sali”, por ‘familja Berisha, paraqituni!’… Policëve do tu bëhet monoton puna: Nga burgu, te rruga Mustafa Marohiti, e njëjta derë. Kjo mund të bëhet shkak për rebelim të policëve. Në radhë janë Liria për korrupsion ‘bamirësie’, njësoj si Sudja e Xhaferi. Dhëndëri ka shkuar i parti. Shkëlzeni po bëhet gati të përgjigjet në SPAK për vrasjen e 26 njerëzve në Gërdec, për vrasjen e Trebickës dhe Boronicat. Askush nuk beson se mund të kthehet më në Mustafa Matohiti. Saliu po thërret se nuk ka kohë më, o sot o kurrë. Nesër ky nuk do të jetë as në katin e tetë që të përcjellë familjen ‘ drejt lavdisë’. Një familje kriminale. Shqipërinë e dhunoi, e minoi, e dogji dhe shkatërroi, e zvarriti si skllave pas gërdallës qeveri familjare të Berishës”, tha ai.

Flamur Noka dhe Bardhi në rrethin e kuq

Përveç Shkëlzen Berishës, Frrok Çupi thotë se nga SPAK do ta pësojnë dhe besnikët e Sali Berishës. “Çfarë të presë më shumë Berisha. Nëse ka këllqe ai sot e djeg Shqipërinë, ‘ le të digjen edhe vetë e bijtë bashkë me krimet’. Nuk ka më kohë. Nesër do të jenë në burg. Për atë burg duhet të paguajë Shqipëria. Kush tjetër? Dhe një përrallë e vërtetë politike nga burgjet e kaluara: Në një qeli u ndodhën tre persona, njëri pse kishte sharë sekretarin e partisë, i dyti pse e kishte lavdëruar, dhe…, në fund vetë sekretari i Partisë. (Si puna e Saliut) Në rastin tonë, në qeli do të jenë më shumë persona, ndoshta pesë a gjashtë. Radha nis nga fundi: Muli është akuzuar nga Gazi për ‘ vila 700 milionëshe’.

Gazi është akuzuar nga rrethi i tij për vrasje në Elbasan dhe tani për ryshfet nga Vis Martini. Saliu është markuar si ‘ baba i Zenit’ prej të dyve. Në arrest ndodhen të parët. I pari Adi. Ky do të mërmërisë me vuajtje pse u ngatërrua me bijën e Saliut. Pastaj Zeni që ka inatin për pasurinë e Argitës e do të sulmojë Adin. Liria mund të ketë një medaljon të Nënë Terezës, ku shkruhet ‘O djalli shenjtor, po nuk më mbrojte, do të të hedh’. Saliu që do tu bëjë gjimnastikë përditë. Argita do të mbahet ca kohë jashtë, aq sa për t’ua shpifur atyre në PD. Për të gjithë ka mbaruar koha, nesër është vonë”, përfundon analizën Frrok Çupi.

Paraardhëse

“Protesta më qesharake e PD”, Ironizon keq Gjikondi: Zhurma e madhe, por numër i vogël pjesëmarrësish

Pasardhëse

SPAK gati akuzën për pastrim parash për bashkëshorten e Sali Berishës, Argita Malltezin dhe Shkëlzenin

Pasardhëse

SPAK gati akuzën për pastrim parash për bashkëshorten e Sali Berishës, Argita Malltezin dhe Shkëlzenin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.