• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Sulmet në Izrael, Harris: Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Mesme

2 October, 2024
në Botë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidatja e Demokratëve për presidente Kamala Harris, duke folur lidhur me sulmin e Iranit drejt Izraelit, tha se “Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Mesme” dhe sulmi raketor i së martës kundër Izraelit “e vërteton këtë fakt”

Harris vlerësoi gjendjen e fundit në Lindjen e Mesme për gazetarët në një takim në Shtëpinë e Bardhë. Ajo e dënoi sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit. “Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Mesme. Sulmi i sotëm kundër Izraelit e vërteton këtë fakt”, tha ajo.

Duke theksuar të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, ajo vuri në dukje se gjithmonë duan të sigurohen që Tel Avivi të mund të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Angazhimi im për sigurinë e Izraelit është i palëkundur. Ne kurrë nuk do të hezitojmë të ndërmarrim çfarëdo hapi të nevojshëm për të mbrojtur forcat dhe interesat e SHBA-së kundër Iranit dhe terroristëve të mbështetur nga Irani”, theksoi Harris.

Të martën në mbrëmje, Irani lëshoi rreth 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit, në vazhdën e tensioneve në rritje në rajon.

Lëshimi i raketave erdhi pas sulmeve ajrore izraelite që synuan liderin e Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe komandantët e tjerë të grupit në Bejrutin jugor në fund të shtatorit dhe vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran në korrik.

Paraardhëse

Sulmi iraniane, Macron: Kemi mobilizuar ushtrinë tonë në Lindjen e Mesme, të përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit

Pasardhëse

Fillon puna për “Big Brother Vip 4”, ja si do duket shtëpia e re këtë edicion

Pasardhëse

Fillon puna për “Big Brother Vip 4”, ja si do duket shtëpia e re këtë edicion

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

Nga lajme6
27 September, 2026
0

🇦🇹⚽🇽🇰 AUSTRI – KOSOVË Një përballje interesante po afron! Austria dhe Kosova do të matin forcat në një ndeshje ku...

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026

LAJMI I FUNDIT: Një tërmet i fuqishem tronditi vendin

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.