• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandali te Spitali Onkologjik, Apeli i GJKKO merr vendim për mjekët që orientonin pacientët drejt klinikave private

18 September, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, ndërsa ka zbutur masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje për farmacistin, Florian Marku. Ndërkohë Halil Gashi dhe Brikena qirjazi që ishin me masat “detyrim paraqitjeje”, Apeli vendosi t’i çlirojë nga masat e sigurisë.
Në Apelin e GJKKO Gashi dhe të tjerët kërkuan zëvendësimin e masave përkatëse të sigurisë, me më të buta. Kështu, Edmond Gashi bëhet me dije se ka kërkuar që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak.

Të gjithë personat po hetohen nga SPAK lidhur me atë që u konsiderua si skandali i Onkologjikut, që u pasua me denoncime të shumta, jo vetëm sa i takon mungesës së barnave mjekësore për personat që vuajnë nga tumoret, por edhe me zvarritjet dhe trajtimet mjekësore të pacientëve. Hetimi në SPAK është regjistruar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë e ilaçeve”.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 18.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 39 akti, datë 09.09.2024 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim E.G., B.Q., F.M., H.G., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 24.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Z. E.G..
Ndryshimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Z. F.M..
Caktimin ndaj Z. F.M. të masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale, duke e urdhëruar atë të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore, që është i ngarkuar me hetimin, çdo të ditë të mërkurë, në orën 09:00.
Shfuqizimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Z. H.G..
Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim Z. H.G..
Ndryshimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Znj. B.Q..
Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim Znj. B.Q..
Ngritjen në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë të parashtrimit mbi mungesën e kompetencës lëndore të gjykatës së posaçme për sa i përket pjesës së procedimit penal me objekt faktin penal historik të administrimit të burimit të “Kobaltit”, me persona nën hetim Znj. B.Q. dhe Znj. D.K..
Urdhërohet sekretaria gjyqësore që të paraqesë në Gjykatën e Lartë kopjen e akteve për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore në këtë procedim penal.
Kundër disponimeve të këtij vendimi mbi masat e sigurimit personal mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Paraardhëse

“Kam probleme me frymëmarrjen”. Detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit, po pinte kafe me miqtë në hotel

Pasardhëse

Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, gazetari Qafoku rrëfen takimin e fundit me të: I tronditur, iku pa e gëzuar jetën

Pasardhëse

Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, gazetari Qafoku rrëfen takimin e fundit me të: I tronditur, iku pa e gëzuar jetën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.