• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Shqip në Filadelfia: “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës

16 September, 2024
në Botë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjuha shqipe jehon edhe përtej Adriatikut, jo vetëm prej emigrantëve që kanë vendosur ta ndërtojnë jetën atje, por edhe nga pasardhësit e tyre.

Dhe nuk janë pak, por të paktën 80 nxënës do të frekuentojnë ambientet e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, në Filadelfia të SHBA-ve, teksa regjistrimet përfunduan të dielën e 15 shtatorit, në ambientet e reja të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, e cila ushtron aktivitetin e saj patriotik prej më shumë se 20 vitesh, për të promovuar vlerat e kombit shqiptar.

Emocionet e vogëlushëve përcillnin edhe shpresën se gjuha e rrënjëve të tyre, do të jetojë me ta, pavarësisht se disa prej tyre kanë lindur në SHBA.

“Librat janë përgatitur nga Diaspora, të përshtatur për fëmijët që jetojnë këtu dhe 6 mësuese vullnetare tashmë janë gati të mirëpresin nxënësit, të cilët do të ndahen në 5 klasa. Mësimi në këto ambiente do të zhvillohet çdo të dielë, nga ora 10 deri në 13.00 dhe online nga ora 16.00 deri në 18.00, për fëmijët që nuk kanë mundësi të frekuentojnë ambientet tona. Shpresojmë ta përmbushim me dinjitet misionin fisnik të mësuesit, në mënyrë që fëmijët tanë të njihen gjerësisht me traditat, kulturën, zakonet dhe gjuhën tonë të bukur” – thotë Rudina Bani, mësuese dhe nënkryetare e shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

Ndërkaq, kryetari I saj, Dritan Marku, falenderoi prindërit, të cilët kanë vendosur të mos i shkëpusin lidhjet me gjuhën amtare, duke ua përcjellë fëmijëve, si një vlerë të shtuar për komunitetin shqiptar që banon atje.

“U uroj nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në rrugën e tyre drejt dijes për vlerat e pamata të kombit tonë”- shtoi ai.

Ceremonia e nisjes së këtij viti të ri shkollor u zhvillua në ambientet e reja të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, të ndërtuara me kontributin e biznesmenëve shqiptarë të Filadelfias, ndërsa së shpejti do të inaugurohet ndërtesa e plotë, përmes një aktiviteti me shumë të ftuar, muzikë, këngë e valle shqiptare.

Paraardhëse

Blendi Fevziu: Opozita, pak shanse të vijë në pushtet. Ja pse Rama gati e “hoqi” fare Veliajn

Pasardhëse

AMA po fshin përmbajtjet e rënda, reagon Krasniqi: TikTok-u nën masa të rrepta, audio përdhunimi, dhune

Pasardhëse

AMA po fshin përmbajtjet e rënda, reagon Krasniqi: TikTok-u nën masa të rrepta, audio përdhunimi, dhune

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.