• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kompania Kurum me fitime marramendëse, por që thotë se është në vështirësi financiare

27 August, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
80
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në vitin 2022 Kurum International, kompania që shfrytëzon ish Metalurgjikun Elbasanit, regjistroi një fitim neto pas taksave prej 78 milionë eurosh.

Vitin e kaluar fitimet shënuan rënie, por sërish ato ishin 8 shifrore në euro.

Sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Kurum regjistroi për vitin 2023 një fitim pas taksave në masën 44.6 milionë euro.

Për shkak të bumit të ndërtimeve, por edhe rritjes së çmimit të hekurit si pasojë e krizës inflacioniste, vitet e fundit Kurum ka qenë një nga kompanitë më fitimprurëse në Shqipëri.

Fitimet e majme i kanë mundësuar asaj që të reduktojë me shpejtësi borxhet e marra në banka, për të cilat në vitin 2016 pati shpallur falimentimin.

Sipas librave të kompanisë, vitin e kaluyar ekspozimi total i Kurum u reduktua në 35 milionë euro kredi nga 127 milionë euro që ishin në fund të vitit 2022.

Pra vetëm gjatë vitit të kaluar, kompania turke ka shlyer rreth 92 milionë euro kredi nga fitimet e majme që ka realizuar.

Këto ishin borxhe të riskeduluara nga viti 2016, kur Kurum shpalli falimentin dhe u vu nën administrimin e gjykatës. Këto borxhe tashmë po shkojnë drejt zerimit.

Mbyllje e aktivitetit

Tre ditë më parë, Kurum njoftoi se do të mbyllë aktivitetin në dy departamente të saj, duke nxjerrë të papunë rreth 500 punonjës.

Njoftimi, i cili erdhi menjëherë pas shpërthimit të skandalit të mbetjeve toksike u pa si një kërcënim i kompanisë ndaj shtetit.

Megjithatë, një ditë më parë Kurum deklaroi se mbyllja e aktivitetit në këto dy uzina nuk ka lidhje me çështjen e mbetjeve toksike, por është rezultat i vështirësive financiare.

Por edhe ky duket një justifkim i sforcuar. Numrat e bilancit të Kurum nuk tregojnë një kompani në vështirësi financiare.

Përkundrazi, ato tregojnë një sipërmarrje që qëndron në majën e bizneseve më fitiprurëse të Shqipërisë. Ndoshta në tre kompanitë me fitimet më të larta të vendit.

Kurum fiton para nga të gjtha anët. Fiton para nga shitja e hekurit, por fiton po ashtu shumë dhe nga nga shitja e energjisë që prodhon nga hidrocentralet e privatizuara thuajse falas nga shtetit.

Vetëm nga energjia e prodhuar në Ulzë-Bistricë, vitin e kaluar Kurum fitoi neto 21 milionë euro, kur çmimi i blerjes së tyre nga shtetit ishte rreth 30 milionë euro.

Kërkesa për hekur vijon të mbetet e fortë në tregun e brendshëm, teksa dy hidrocentralet në një makineri fitimesh.

Përtej kësaj, Kurum ka një fond qesharak pagash. Për këtë mjafton vetëm një tregues. Vitin e kaluar, pronarët e kompanisë fituan 44.6 milionë euro neto, ndërsa gjithë fondi i pagave të grupit ishte më pak se 9 milionë euro.

Por ky është një problem që lidhet me pafuqinë e sindikatave, ose më keq akoma korruptimin e tyre dhe institucioneve.

Kurum ka para, por jo për rroga. Madje vitin e kaluar Hatixhe Kurum, pronarja e kompanisë, i shpërndau dhe 1.1 milionë euro divident vetes.

Paraardhëse

Sherri masiv në Palasë, ja kush është personi që mbeti pa ndjenja pas dhunës

Pasardhëse

Babai feston ditëlindjen, ja urimi i veçantë i Butrint Imerit

Pasardhëse

Babai feston ditëlindjen, ja urimi i veçantë i Butrint Imerit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.