• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Në Mars ka jetë? Shkencëtarët e NASA-s bëjnë zbulimin e pazakontë

19 August, 2024
në Botë
0
201
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ekziston një oqean i madh dhe i lëngshëm me ujë në Mars, pretendon një analizë e re e të dhënave nga sonda robotike InSight e NASA-s. Ky mision u nis në vitin 2018, me qëllim të regjistrimit të aktivitetit sizmik në Planetin e Kuq dhe shpejt u zbulua se – Marsi është ende gjallë. Kjo analizë e re është një tjetër tregues se uji në Mars nuk u avullua kur planeti humbi atmosferën e tij miliarda vjet më parë, ose se uji ishte i kufizuar në kapakët e akullit polar. Megjithatë, qasja në atë ujë është praktikisht e pamundur.

Nuk është një oqean sipërfaqësor, sepse uji shtrihet nëpër shtresa shkëmbi, duke filluar të paktën 11 kilometra nën sipërfaqen e planetit. Sipas përllogaritjeve të studiuesve të Universitetit të Kalifornisë nëSan Diego dhe Berkeley, vlerësohet se mes shkëmbinjve ka aq shumë ujë sa mund të mbulojë planetin dhe se më pas sipërfaqja e ujit do të ishte dy kilometra e thellë.

Por as në Tokë nuk ka asnjë mundësi për të gërmuar 11 kilometra në thellësi, dhe për këtë arsye ka pak shpresë se një gjë e tillë mund të arrihet në Mars.

Të dhënat sizmike të “Insight” përdoren për zbulimin e ujit

Në mungesë të një teknologjie të tillë shpimi, shkencëtarët analizuan të dhënat e valës për të kuptuar përbërjen e kores së planetit dhe materialin brenda. Këto të dhëna u mblodhën nga sonda “Insight” gjatë misionit të saj katërvjeçar, i cili përfundoi në dhjetor 2022.

Ndër të dhënat ishin regjistrimet e të ashtuquajturve “Termetet e Marsit”, por edhe goditjet e meteorëve që shkaktojnë tërmete sipërfaqësore në këtë planet. “Insight” regjistroi shpejtësinë me të cilën përhapen valët sizmike gjatë ngjarjeve të tilla.

Ekipi hulumtues përdori modele të fizikës shkëmbore për të llogaritur vetitë e kores së Marsit kur këto valë që udhëtojnë shpejt kalojnë nëpër të. “Qëllimi është të lidhim atë që ndodhet brenda shkëmbit me shpejtësinë e zërit,” shpjegoi Vashan Wright, një gjeofizikan në Institutin Scripps të Oqeanografisë në San Diego, i cili drejtoi analizën. “Sa më i dendur shkëmbi, aq më shpejtë mund të depërtojë zëri. Nëse shtoni pak ujë të lëngshëm, shpejtësia do të rritet. Nëse e thyeni, shpejtësia do të ulet.”

Wright dhe kolegët e tij nuk hynë në hulumtim duke pritur të gjenin ujë të lëngshëm nën sipërfaqe – ata prisnin të gjenin ndonjë sasi uji, nga zero në 100 përqind, ose ujë që depërtonte nëpër shtresa shkëmbi.

Të dhënat nga sonda InSight sugjerojnë se çdo ujë në Mars në të kaluarën e tij të lashtë lëvizte nën tokë, diçka e ngjashme me ujërat nëntokësore në Tokë. “Ka shumë pyetje të thella në lidhje me Marsin që [ky studim] na ndihmon t’u përgjigjemi – ai na jep të dhëna rreth ciklit të lëvizjes së ujit që nuk është prekur nga njerëzit,” thotë Wright.

Ku është uji, a ka jetë?

Grupi i Wright nuk është i pari që përcakton se ekziston mundësia e ujit të lëngshëm në Mars. Studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni në vitin 2022 përdorën sondën Orbiter për të studiuar depozitat e kripës në sipërfaqen e Marsit dhe vlerësuan se uji ekzistonte atje deri dy miliardë vjet më parë.

Studimet në pjesën polare me akull në Planetin e Kuq kanë sugjeruar gjithashtu se uji i lëngshëm mund të ekzistojë nën sipërfaqen e ftohtë, por një studim i fundit çon në përfundimin se mund të ketë pasur keqinterpretime në matje.

Dhjetë vjet më parë, studimet e NASA-s treguan se uji mund të rrjedhë herë pas here në sipërfaqen e planetit. E gjithë kjo emocionon shkencëtarët që janë ende në kërkim të provave të jetës në Mars. Sepse, si në Tokë, uji i lëngshëm konsiderohet një përbërës thelbësor që mundëson jetën të evoluojë. “Uji duket se është thelbësor për jetën,” thotë Wright. “Ajo që dimë për jetën dhe ujin në Tokë është se ka jetë në thellësi dhe se jeta mbijeton në kushte shumë më të ‘ashpra’ sesa ato në sipërfaqen e Tokës. Megjithatë nëse gjeni ujë në thellësi të madhe, kjo nuk do të thotë automatikisht jetë, por do të thotë se ka një mundësi për të.”/ DW

Paraardhëse

“Çdo natë po fle me një tjetër”, Çfarë ndodhi me çiftin e BBV? Meritoni i habit të gjithë

Pasardhëse

Heidi Baci feston ditëlindjen dhe vëmendjen e mori veprimi i Romeos

Pasardhëse

Heidi Baci feston ditëlindjen dhe vëmendjen e mori veprimi i Romeos

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.