• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë: Përparim i madh për forcat ajrore ukrainase

17 August, 2024
në Botë, Lajme
0
76
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas shumë vonesash, Ukraina njoftoi këtë muaj se ka filluar të furnizohet me avionë luftarakë amerikanë F-16 nga aleatët e saj evropianë.

Sikurse njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariia Prus, nuk dihet numri i avionëve të dhuruar deri tani, por planet janë që rreth 20 të dërgohen në Ukrainë brenda këtij viti.

Avionët e shumëpritur luftarakë F-16 u ngjitën në qiellin e Ukrainës.

Video e publikuar më 4 gusht nga zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, është konfirmimi i parë zyrtar i furnizimit të Kevit me avionë F-16.

Ky është një përparim i madh për forcat ajrore ukrainase që deri vonë kishin vetëm avionë luftarakë të epokës sovjetike.

Gjenerali James Hecker, Komandant i Forcave Ajrore amerikane në Evropë thotë se avionët F-16 nuk pritet të sjellin ndryshime të mëdha në fushëbetejë, përballë sistemeve të avancuara ruse.

“Nuk do të jetë ai plumbi i artë, që papritur, pas furnizimit me avionë F-16 ata do të mbizotërojnë hapësirën ajrore”, thotë ai.

Koloneli në pension i Forcave Ajrore amerikane, Jeffrey Fischer thotë se avionët F-16 janë shumë të përparuar dhe se varësisht nga numri do të rritet edhe ndikimi i tyre.

“Kur arrin në 12, 24, 36 bëhet sfiduese. Sepse tani Ukraina është në gjendje të ekzekutojë misionin që dëshiron – që është mbizotërimi i ajrit, pra të jetë në gjendje të kontrollojë hapësirën ajrore të territorit të vet dhe të planifikojë fuqinë ajrore kundër forcave ruse”, thotë Fischer.

Ukrainës i janë premtuar 65 avionë F-16 nga aleatët perëndimorë. Por një tjetër sfidë është mungesa e pilotëve të stërvitur ukrainas. Ish-piloti i forcave ajrore amerikane, Dan Hampton thotë se një zgjidhje e mundshme mund të jetë krijimi i kushteve që ish-pilotët perëndimorë të drejtojnë këta avionë për Ukrainën.

“Këtu hyjnë në punë njerëzit si unë. Nëse hiqen pengesat, kjo na mundëson që të shkojmë si vullnetarë dhe të ndihmojmë Ukrainën. Atëherë mund ta zgjidhim problemin”, thotë nënkoloneli në pension.

Për momentin, zyrtarët ukrainas thonë se avionët F-16 do të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet ruse me raketa dhe dron.

Paraardhëse

Dhëndri i Trump, resort në Zvërnec! “Washington Post”: Synon parajsën e izoluar të vendit me duna të pacenuara rëre dhe plazhe të mbushura me shkëmbinj

Pasardhëse

Degradon në përleshje fizike sherri mes policit dhe turistit në Ksamil

Pasardhëse

Degradon në përleshje fizike sherri mes policit dhe turistit në Ksamil

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.