• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shumë të ardhura, pak investime, u mblodhën 500 milionë euro, qeveria alokoi vetëm 20% të fondeve të planifikuara

10 August, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në gjashtë muajt e parë të vitit qeveria ka alokuar vetëm 20% të fondeve të planifikuara për investime. Bëhet fjalë për 26.5 miliardë lekë të shpenzuara nga 135 miliardë të planifikuara. Shifra është më e ulëta në tetë vite, ndërsa suficiti në buxhet vijon të rritet.

Qeveria me shifrat e 6 mujorit ka mbledhur gati 51.4 miliardë lekë apo 500 milionë euro të papërdorura, kjo vlerë 30 miliardë lek më shumë se plani. Ecuria e dobët në investime publike vjen si pasojë e faktit se tenderimet nuk janë kryer në kohën e duhur dhe po zgjaten përtej afatit normal. Kjo pasi prokurimet publike së fundmi kanë qenë në lupën e SPAK duke dërguar shumë zyrtarë pas hekurave.

Edhe në faqen e departamentit të adminsitratës publike disa nga pozicionet e shpallura vakante nëpër Ministri lidhen pikërisht me specialistë dhe drejtues të nivelit të mesëm e të lartë të lidhur pikërisht me procesin e tenderimit. Qeveria tashmë ka pjesën e dytë të vitit për të realizuar këtë.

Ndëkrohë sektori që ka pasur ecurinë më të mirë sa i përket investimeve publike është infrastruktura që ka arritur të hapë garat për një sërë aksesh të rëndësishme në vend.

Ndërkohë shpenzimet korrente të cilat shkojnë kryesisht për pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve, si dhe për interesa borxhi kanë pësuar rritje me 22 miliardë lek apo 220 milionë euro. Kjo kryesisht pas reformës së pagave të kryer nga qeveria, ndërsa në korrik një sërë kategorish përfituan rritjen e radhës.

Paraardhëse

“Bregdet i mbushur me surpriza përrallore”, “The Times” artikull për jugun e Shqipërisë: Një peizazh që mahniti dhe Lord Bajronin

Pasardhëse

Shqipëria ndalon importin e bagëtive të imta nga Greqia për të parandaluar hyrjen e murtajës

Pasardhëse

Shqipëria ndalon importin e bagëtive të imta nga Greqia për të parandaluar hyrjen e murtajës

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.