• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kostot e votës nga jashtë, Celibashi: Mbi 3 milionë euro vetëm platforma elektronike e regjistrimit

3 August, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fitimi i së drejtës së emigranteve për të votuar pa qenë prezent ne Shqipëri përballet me disa sfida të cilat janë sa teknike po aq dhe financiare. Nëse jeton jashtë vendit, hapi i parë për te marrë pjesë në zgjedhjet e pranverës është të regjistrohesh në platformën elektronike që po ndërtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Ajo çfarë dimë pak a shumë me siguri është kosto e platformës elektronike të regjistrimit të votuesve që shkon rreth 3 milion euro përafërsisht. Por, akoma nuk kemi bërë një vlerësim përfundimtar”, u shpreh si fillim Celibashi.

Kjo nuk është kosto e vetme e këtyre zgjedhjeve. Votimi nga jashtë do realizohet me postë, ku shpenzimet do të ndahen mes Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili dërgon fletën e votimit dhe emigrantit që duhet ta ktheje tek i njëjti institucion.

Por, plotësimi i dëshirës së demokratëve për postë ndërkombëtarë do bëjë që fatura e zgjedhjeve të pranverës të fryhet edhe më shumë.

Celibashi shtoi: “Nëse do përdoret shërbim postar i huaj, llogaritja mesatare shkon 30 apo 40 euro. Nëse do te votonin 1.1 milion sikurse mendohet që është numri i votuesve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë këtë shumë do ta shumëzojë me 20 apo 30-40 euro. Ka goxha kosto”.

Aspekti teknik i votimit nga jashtë lidhet edhe me fshehtësinë e tij. Emigrantët nuk do kenë mandate të rezervuara, por vota e tyre do llogaritet në qarkun ku ata kanë pasur vendbanimin fundit në Shqipëri. Po a rrezikon te identifikohet vota ne qarqet e vogla ku numri i votuesve nga jashtë do ishte modest.

“Nëse do ketë vetëm 1 votues, është e qartë që hapja e asaj flete të votimit tregon qartë se si dhe për kë ka votuar ky votues. Jemi duke konsideruar këtë rast sesi do operojmë kur kemi vetëm 1 votues”, tha Celibashi.

Këto dilema do të shoqërojnë KQZ edhe për dy javët në vijim pasi ndryshimet në Kodin Zgjedhor hyjnë në fuqi në mes të muajt gusht, nga ku më pas duhet të bëhet miratimi i akteve për mundësimin e votimit të emigrantëve.

Paraardhëse

Burraj, rekord në Paris, atleti shqiptar vendos kohën më të mirë personale në 100 metra

Pasardhëse

Pas Noizyt edhe Stresi anulon koncertin e tij pasi dhunuan personazhin e TikTok: Më ka ardhur një fletarrest

Pasardhëse

Pas Noizyt edhe Stresi anulon koncertin e tij pasi dhunuan personazhin e TikTok: Më ka ardhur një fletarrest

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.