• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Merret vendimi: Pagat e punonjësve të bashkive do të rriten me 20 deri në 40%

29 July, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
84
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kush punon në bashki do të marrë nga 20 deri në 40 për qind më tepër në pagën e tij. Nga 93 mijë lekë aktualisht, punonjësi i pushtetit vendor do të marrë mesatarisht 111 mijë e 600 lekë në rastin më të keq dhe 130 mijë e 200 lekë në atë më të mirë. Shkalla e rritjes së pagave bruto për punonjësit e 61 bashkive u miratua në parim në mbledhjen e së hënës së Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore-Vendore.

“Është një kërkesë e vazhdueshme e qeverisjes lokale për të bërë një balancim dhe pse jo një barazim të nivelit të pagave të specialistit në nivel vendor me specialistin në nivel qendror. Kjo për arsyen se shumë bashki vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore. Pra kanë thirrje për vende të ndryshme vakante, por nuk kanë aplikime”, tha Adelina Farrici, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore.

Veç rritjes së pagave me qëllim sheshimin e hendeqeve, punonjësit e bashkive në vijim do të trajtohen njësoj si kolegët e tyre që punojnë në ministri edhe në drejtime të tjera. “Përllogaritje e vjetërsisë në punë do të bëhet si në nivel qendror pasi deri më tani ka qenë diskriminuese. Gjithashtu do të bëhet barazimi i specialistëve, pavarësisht numrit të popullsisë në bashkinë ku ata punojnë”, tha Farrici.

Të paktën sipas dokumentit paraprak, qeveria do të mbështesë bashkitë duke mbuluar pagën minimale të punonjësve. “Ne kërkojmë që të ketë fond pak më të lartës e sa mbulimi i pagën minimale pasi ka shumë bashki që nuk arrijnë dot ta përballojnë me vetëm fondet e veta”. Nga rritja e pagave do të preken edhe kryetarët e 61 bashkive që do të ketë një formulë tjetër përllogaritje nga ajo që është aplikuar, deri më tani. Detajet pritet të publikohen pasi Ministria e Financave dhe qeveria të aprovojnë faturën financiare që do të sjellë rritja e pagave për afro 37 mijë punonjës të administratës lokale.

Paraardhëse

Balla bën reagimin e fortë: Policia, zero tolerancë për autorët e vënies së zjarreve

Pasardhëse

Radhë kilometrike në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë bllokohet qarkullimi

Pasardhëse

Radhë kilometrike në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë bllokohet qarkullimi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.