• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Përgjegjësia është e Ramës”, Berisha: Mijëra e mijëra shqiptarë kanë humbur jetën nga ilaçet

18 July, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama për gjendjen alarmante që ndodhet shëndetësia në Shqipëri, si dhe ilaçet që përdorin të sëmurët.

Berisha deklaron se mijëra shqiptarë kanë humbur jetën nga ilaçet kallpe dhe shton se përgjegjësia direkte është e Edi Ramës.

Berisha deklaron se kontratat firmosen dhe njëlloj si afera me ‘5D’, ilaçet nuk vijnë, pagesat bëhen dhe paratë vidhen.

“Shqipëria u invadua nga ilaçe të importuara nga stoqe, po të mos thonë edhe placebo, pa efekte, nga prodhimet e Tom Doshit dhe importet e Vilma Nushit, duke shkaktuar në këtë mënyrë humbjen e jetëve të mijëra e mijëra shqiptarëve.

Duke rrënuar në mënyrë përfundimtare sigurinë e ilaçeve në Shqipërinë, faktikisht sigurinë jetike të mjekimit të të sëmurëve.

Por nuk ka dyshim se sektori i shëndetësisë në raport me shëndetin dhe jetën është edhe sektori më delikat.

Në këtë kuadër, ka edhe mjekë, por edhe infermierë të cilët shkelmojnë parimet e humanizmit dhe ata që shkelin Betimin e Hipokratit, pa dyshim meritojnë të humbasin diplomat dhe të ndëshkohen me ligj.

Por miqtë e mi, në qoftë se në Shqipëri hynë ilaçe kallpe, kjo nuk është përgjegjësi e mjekëve. Kjo nuk është përgjegjësi e infermierëve.

Kjo është përgjegjësi e qeverisë direkt, e ministrit të shëndetësisë dhe Edi Ramës.

Në qoftë se në Shqipëri për vite nuk funksionon aparatura e radioterapisë, brakioterapia jetike për sulmin, dominimin dhe kufizimin e neoplazive të gjirit, ky është një krim kundër njerëzimit, i kryer nga qeveria, i kryer nga drejtoria e spitalit, ministria dhe kryeministria.

Nuk janë mjekët ata të cilët mund të sigurojnë aparatura, është qeveria që ka detyrim absolut të garantojë funksionimin e pandërprerë, të garantojë rifunksionimin e tyre.

Është qeveria e cila është e detyruar të garantojë sigurimin e pandërprerë me ilaçe.

Është krim i shëmtuar të mungojë jodi muaj dhe vite. Të mungojnë ilaçet më themelore të sëmundjeve neoplazike sepse paratë vidhen.

Sepse kontratat firmosen dhe njëlloj si 5D, më keq akoma, ilaçet nuk vijnë, pagesat bëhen, paratë vidhen.”- deklaron Berisha.

Paraardhëse

Europa e Jugut nën pushtetin e temperaturave ekstreme, ja kur pritet të marrë fund vala e të nxehtit afrikan

Pasardhëse

Alibeaj flet hapur: Ja pse u largova nga Grupi Parlamentar i PD-së, pikat që më ndajnë me Berishën

Pasardhëse

Alibeaj flet hapur: Ja pse u largova nga Grupi Parlamentar i PD-së, pikat që më ndajnë me Berishën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.