• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Kripa e detit, ja disa nga efektet mrekullibërëse

14 July, 2024
në Shëndet
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjella me kripë e kripa me karar thotë populli, por kur të lexoni për përfitimet e kripës së detit do t’ju vijë keq që nuk e konsumoni dot më shumë. Kripa e detit, në variantin më natyral të saj i bën mirë lëkurës, përmirëson shëndetin dentar, ofron çlirim nga ngërçet muskulare dhe osteoartriti.

Ajo shërben si eksfoliant dhe përmirëson balancën elektrolitike në organizëm. Për më tepër kripa e detit është e mirë për të ruajtur rrahjet e zemrës në një nivel të qëndrueshëm, për të stimuluar një gjumë të qetë dhe ofruar shplodhje. Kripa e detit krijohet përmes proceseve natyrore të avullimit të kristaleve të ujit të kripur. Ajo ka ngjyrë më të errët në krahasim me kripërat e tjera të rafinuara për shkak të përthithjes së mineraleve esencialë që gjenden tek uji i detit.

Kripa e rafinuar ka më shumë kimikate dhe përveç sodiumit dhe kloridës të gjitha mineralet dhe elementët e çmuar hiqen gjatë proçesit.

Ndërkohë mineralet tek kripa e detit janë të plota dhe lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

Zona më e njohur për kripën e detit në Shqipëri është Vlora, ku ndodhet edhe një prej fabrikave me kapacitetin më të madh prodhues të kësaj kripe.

Kripa e detit gjendet me shumicë në detin Mesdhe, Oqeanin Atlantik dhe Detin e Veriut. Përbërësit e saj terapeutikë kanë efekt shërues dhe mirëmbajtës për qelizat. Në lashtësi, kripa e detit përdorej shumë për të shëruar plagët dhe lëndimet e peshkatarëve. Shporta e vlerave ushqimore të kripës së detit përfshin minerale të çmuara si sodium, potas, magnez, hekur, bakër dhe zink, shumica e të cilave kanë efekte shëruese për qelizat. Ja përse kripa e detit përdoret gjërësisht në trajtimet terapeutike dhe produktet e bukurisë. Përmbajtja e mineraleve të kripës së Detit të Vdekur i bën mrekullira lëkurës. Të bërit banjë në solucione me këtë kripë e mban lëkurën të hidratuar dhe rinuar. Kjo kripë detoksifikon trupin dhe largon toksinat nga poret duke ndihmuar për qarkullimin normal të gjakut.

Kripa e detit ka gjetur përdorim të gjërë në industrinë kozmetike. Produktet e lëkurës përfshirë locionet anti-djersë kanë në përmbajtjen e tyre kripën e detit. Fërkimi i trupit me këtë kripë heq qelizat e vdekura, tonifikon lëkurën, inkurajon qarkullimin e gjakut dhe e rinovon lëkurën duke e bërë atë më të butë. Terapia me kripë deti këshillohet për njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut, epilepsia, dhe lodhja e përgjithshme.

Nëse ju dhëmbin këmbët, mund t’i fusni ato në një solucion me ujë të ngrohtë dhe kripë deti. Kjo do të qetësojë muskujt dhe dhimbjen e këmbëve.

Kripa e detit ndihmon në ekuilibrimin e nivelit të sheqernave në gjak duke reduktuar në të njëjtën kohë edhe varësinë e organizmit ndaj mjekimeve të insulinës për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Siç e përmendëm dhe më lart, kripa e detit ruan tensionin e gjakut në nivele të kënaqshme dhe normalizon rrahjet e çrregullta të gjakut.

Banja me kripë deti ka efekt qetësues dhe si rrjedhojë ju ndihmon të bëni një gjumë të qetë dhe relaksues. Për më tepër parandalon prodhimin e pështymës gjatë gjumit duke mbajtur trupin të hidratuar.

Kripa e detit është e mirë edhe për shëndetin dentar, duke parandaluar zhvillimin e kavitetit. Shpëlarja dhe gargarja me kripë deti të tretur në ujë, shëron plagët e gojës, mishrat e lënduar, dhe dhimbjet e fytit. Për më tepër, trajtimet me kripë deti kanë dhënë rezultate në uljen e dhimbjeve të shpinës dhe rritjen e fleksibilitetit të saj.

Solucionet me kripë deti janë të shkëlqyeshme jo vetëm për bllokimin e rrugëve respiratore por edhe për të ulur fryrjen në zonën rreth syve. Kompresat me këtë solucion heqin rrathët e zinj të syve dhe qeskat poshtë tyre.

Forca elektromagnetike që rrethon trupin tonë ka tendencën të tërheqë energji negative dhe papastërti nga mjedisi që na rrethon. Këto energji ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e disa njerëzve. Banjat me kripë deti kanë cilësi pastruese. Ato përthithin energjinë e keqe nga trupi dhe japin qetësinë e merituar.

Kripa e detit është antialergjike dhe ndihmon kundër azmës dhe alergjive të tjera. Ajo ul rrezikun e infeksioneve, dhe është efektive kundër acarimeve të lëkurës, zbokthit dhe rënies së flokëve.

Kujdes!
Kripa e detit është një burim madhor i sodiumit dhe duhet konsumuar në sasi të përshtatshme. Konsumimi i tepruar i saj por edhe i çdo kripe tjetër shkakton edemë ose tension të lartë të gjakut që janë të rrezikshme për shkaktimin e një sërë simptomash të tjera.

Paraardhëse

Antonela Berisha në pritje të ëmbël? Ish-konkurentja e Për’puthen habit moderatorët

Pasardhëse

Drejtoria e burgjeve jep vendimin për Fredi Belerin, ja çfarë do të ndodhë me ish kreun e bashkisë së Himarës

Pasardhëse

Drejtoria e burgjeve jep vendimin për Fredi Belerin, ja çfarë do të ndodhë me ish kreun e bashkisë së Himarës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.