marsbahis giriş

marsbahis giriş telegram

  • Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sekuestrimi i 50 mln eurove, Berisha: Drilona Boçi ishte këshilltarja e Ramës

4 July, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
119
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot për çiftin Drilona dhe Kristian Boçi të cilëve para një jave iu sekuestrua pasuria me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Berisha tha se Drilona ka qenë 4 vite këshilltare e kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se Kristani me bandën e tij është personazh krimi i dosjes Metamorfoza.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, qytetarët nesër kanë rastin t’i japin përgjigje Erion Veliajt. A nuk e shpalli drejtësia e kontrolluar një javë më parë 19 urdhër-arresti? I futi andej nga i nxori. Ku janë? Ku janë? A ka dëshmi më flagrante të kontrollit dhe të pafytyrësisë së tyre se sa kjo? Mbrëmë, unë falënderova prokuroren që firmosi konfiskimin e 50 milionë eurove të mikut të Edi Ramës, Kristian Boçi.

A e dini ju miq se Drilona e Kristanit ka qenë 4 vite këshilltare e Edi Ramës? A e dini ju miq se Kristani me bandën e tij është personazh krimi i Metamorfozës? Por Altin Dumani meqenëse në regjistrime SKY dhe Encrochat, dilnin kilometra mesazhe dhe biseda, komunikime të Edi Ramës me Boçin, me të shoqen këshilltare, çfarë bëri? E çoi dosjen te prokuroria e Tiranës, duke hequr të gjitha këto, në mënyrë që të kalonte pa iu futur ferra në këmbë Edi Ramës, njeriut që kishte bashkëpunuar me Boçin për vite të tëra.

Drilona ishte mikeshë e ngushtë e Velicës. Ajo së bashku me Velicën merreshin me vepra të mëdha arti nëpër botë.

E kuptoni të dashur qytetarë ku jetojmë? Vetëm zemërimi juaj, vetëm revolta juaj me 11 korrik është shpëtimi i Shqipërisë. Ndaj le të bashkohemi ne, çdo qytetar i këtij vendi, çdo shqiptar kudo që të ndodhet më 11 korrik në ditën e të vërtetës, në ditën e fitores, në ditën e triumfit. Rrofshi ju, rroftë fitorja, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!

Paraardhëse

Arrestimi i Ilir Beqajs, Paloka ‘shpëthen’ me deklaratën e tij: Hajduti më i madh është ai dy metroshi

Pasardhëse

Hotelet e prenotuara 100 % në Durrës

Pasardhëse

Hotelet e prenotuara 100 % në Durrës

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

Nga lajme5
16 April, 2026
0

Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se...

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.