• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Xhaferaj, përgjigje Ramës nga Kuvendi: Pse opozita do të vijë shumë shpejt në pushtet

28 June, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferaj theksoi sot në Kuvend se korrupsioni është kthyer në një problem madhor për vendin, i cili do të marrë fund vetëm me largimin e qeverisë.

Duke iu përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama se opozita nuk shkonte në komisionin anti-korrupsion në Kuvend pasi besonte edhe vetë se nuk do të vinte në pushtet, Xhaferaj u përgjigj se opozita në fakt mendon se qeveria është problemi në lidhje me korrupsionin dhe jo zgjidhja.

“Para se të mbyll fjalën nuk mund të rrija pa komentuar një shprehje të kryeministrit dje, se opozita nuk shkon në komisionin antikorrupsion se nuk e beson se mund të vijë në pushtet.

Ne nuk shkojmë në Komisionin Anti-korrupsion, ku edhe qeveria është pjesë, sepse qartësisht mendojmë se qeveria është problemi kryesor i korrupsionit në vend dhe për pasojë nuk mund të jetë edhe zgjidhja.

Lidhur me faktin se ne si opozitë as vetë ne nuk e besojmë që do të vijmë në pushtet, ne i themi kryeministrit se është e vërtetë që opozita po has shumë vështirësi për t’u rritur.

Por, dhe ky është një por i madh unë e besoj që opozita mund të dalë me sukses në zgjedhjet e ardhshme dhe pse? Sepse Shqipëria ka prekur fundin lidhur me korrupsionin”, tha Xhaferaj duke renditur ndërkohë edhe disa prej çështjeve të fundit të hetuara nga drejtësia.

“Nisim me inceneratorët, një tufë plehrash me dy këmbë që janë emëruar nga Rama, dhe kanë abuzuar frikshëm me fondet për të djegur plehrat. Zv. Kryeministri nga arratia që gishtin për korrupsionin e vë tek Rama dhe tek Veliaj, 5D në Bashkinë e Tiranës shënon një nga aktet më të turpshme të korrupsionit në planet ku zyrtari hap kompani për t’i marrë të gjitha për vete.

Shëndetësia ku dosja me mijëra faqe e korrupsionit të koncesioneve ka tejmbushur zyrat e SPAK-ut.

Të gjitha këto dëshmojnë se shteti ka degraduar në atë përmasë sa së fundmi pamë edhe mjekët që vrasin pacientë. Kjo është Shqipëria e 2024 që qeveris Edi Rama. Një Shqipëri ku mjeku vret pacientin për të shkuar në Maldive. Dhe Ministrja e shëndetësisë deklaron se e neveriste rastin. Jo i neveritshëm është kryeministri që nuk shkarkon në moment ministren dhe të gjithë zinxhirin drejtues. Pra në 2025 njerëzit do të votojnë që të shporret kjo mënyrë qeverisje”, theksoi deputeti i PD.

Më herët, Xhaferaj debatoi me minisitrin e Mbrojtjes Niko Peleshi në lidhje me ligjin e ri për Inteligjencën e Mbrojtjes, ku në pozicionin e zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, theksoi se me ndryshimet e bëra, ministria ka caktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe se kush do të jenë drejtuesit e rinj të kësaj njësie. /vizionplus.tv

Paraardhëse

Bëhuni gati! Einxhel Shkira i rikthehet sërish ekranit, ja ku do e shohim së shpejti

Pasardhëse

Çfarë ndodhi në debatin e parë presidencial! VOA: Biden fliste me zë të ngjirur dhe ngatërroi fjalët! Trump e goditi me kritika, që përfshinin edhe të pavërteta

Pasardhëse

Çfarë ndodhi në debatin e parë presidencial! VOA: Biden fliste me zë të ngjirur dhe ngatërroi fjalët! Trump e goditi me kritika, që përfshinin edhe të pavërteta

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.