• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Nuk gjenden punonjës edhe në blegtori, fermat po kërkojnë stallier me pagë 1,000 euro

19 June, 2024
në Kryesore
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në sektorin e blegtorisë. Pas ofrimit të pagave 1,000 euro/muaj për punonjëset e pastrimit nga bizneset e jugut, paga në këtë nivel po ofrohen edhe për pozicionin e stallierit në ferma.

Shkëlqim Ajazi, drejtuesi i një ferme me 60 krerë lopë në fshatin Lozhan të Korçës, pohon se prej kohësh gjendet në vështirësi, për gjetjen e fuqisë punëtore.

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ai kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e stallierit me pagë mujore 1,000 euro, duke përfshirë edhe akomodimin në shtëpi me qira të paguar prej tij, përveç shtëpisë pranë stallës.

“Niveli i pagës prej 1,000 euro është i përballueshëm prej nesh, por edhe me këtë pagë që ofrojmë nuk po arrijmë të gjejmë punonjës. Vërtet që jemi në vështirësi për punonjës. Vendasit, preferojnë më tepër të punojnë, në blegtori me pagesë 40 euro dita në Greqi, sesa të jetojnë në Shqipëri. Sivjet vështirësia e gjetjes së punonjësve është shtuar shumë. Vjet arrinim të gjenim edhe me paga më të ulëta se 1,000 euro”, pohoi ai i kontaktuar nga Monitor.

Në fermën e drejtuar prej tij rriten viçat e rritur, shiten më pas për konsum mishi. Ajazi thotë se çmimet e lëndëve ushqyese për kafshët kanë mbetur të pandryshuara, nuk ka shtim të kostove, ndërsa mbetet problem konkurrenca e importit.

Sipas tij, viçat që vijnë për shitje nga Bullgaria janë me çmim 50 deri 60 euro më lirë sesa ata vendas.

Mungesa e fuqisë punëtore, ka shtuar kërkesën për punësime për staf shërbimi me rroga deri 1,000 euro në muaj, edhe në zonat bregdetare.

Përveç punësimeve për shefa kuzhinë me paga nga 3,000 – 3,500 deri 5,000 euro në muaj në struktura të veçanta, apo kamarier me pagë 1,000 euro dhe ndihmës/kamarier me pagë 800 euro, tashmë nga bizneset në Jug po kërkohen edhe punonjëse për pastrimin me rrogë mujore 800 deri 1,000 euro.

Në njoftimin e publikuar më herët në një nga pallatet zonës “5 maji” në Tiranë, një biznes në Sarandë ofronte punësim për punonjëse pastrimi me pagë nga 800 deri 1,000 euro në muaj, përfshirë akomodim dhe ushqim falas.

Me vështirësitë në rekrutimet po përballen shumë sektorë të ekonomisë. Nisma për marrjen e punonjësve nga Azia pas largimeve masive të forcës së punës vendase në emigracion pothuajse ka dështuar. Janë të shumtë drejtuesit e kompanive prodhuese dhe ofrimit të shërbimeve që më herët, kanë pohuar se janë tërhequr nga marrja në punë e të huajve nga frika e largimit të tyre, pasi në shumë raste Shqipëria përdoret si vend tranzitor për t’u punësuar drejt shteteve të BE-së.

Por nuk ishte vetëm frika e braktisjes së vendit të punës, që solli tërheqjen apo hezitimin e shumë kompanive shqiptare, që gjenden në nevojë imediate për punonjës, të rekrutojnë aziatikët.

Kostoja e lartë e mbajtjes së tyre, duke filluar me pagesat neto mujore, akomodimi për fjetje dhe ushqim që minimalisht arrin deri 600 apo 700 USD, nuk justifikon rendimentin e punës që ofrojnë punëtorët e ardhur nga Bangladeshi apo Nepali./Monitor

Paraardhëse

Rama ndan pamje nga punimet në kantierin e Urës së Bilçës: Investim strategjik për Beratin (VIDEO)

Pasardhëse

Seanca në Gjykatën Kushtetuese/ Jorida Tabaku: Beteja nuk bëhet vetëm për profesionet e lira, por kundër sistemit të korruptuar

Pasardhëse

Seanca në Gjykatën Kushtetuese/ Jorida Tabaku: Beteja nuk bëhet vetëm për profesionet e lira, por kundër sistemit të korruptuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.