• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dy shtete bëhen një, “bien” kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës

12 June, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
108
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, ka nisur sot zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit, në 20 pikat e veçanta të kalimit kufitar. Në PKK Morinë e Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.

Dy ministrat e Brendshëm Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla ishin në PKK Morinë, për të parë nga afër procesin e lehtësuar.

Ministri Balla tha se gjithçka është në shërbim të qytetarëve.

“Dy vende, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në dobi të qytetarëve të vetë, qofshin ata të qytetarë të Kukësit, Hasit apo të Tropojës, qofshin ata të Prizrenit kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në 20 vend kalime kufitare, edhe aty ku nuk ka rrugë se disa prej tyre janë thjesht kalime normale. Kemi vendosur shenjat, kemi vendosur tabelat dhe brenda 30 km nuk ka nevojë më për asgjë. Pajisjen me lejet e kalimit, ne e kemi përmes e-Albania, Kosova përmes sistemit tuaj dhe gjithçka në rregull.

Ja ku i keni të gjitha pikat e kalimit, pra nuk ka nevojë që banorët nga Tropoja, Kukësi apo Hasi apo nga pjesa tjetër e kufirit të vinë për në Morinë apo në Vërmicë. Tani kanë pikat e tyre të kalimit, pranë banesave të tyre, pranë fshatrave të tyre dhe nuk kanë nevojë as për pasaportë, as për kartë identiteti, as për gjë“, deklaroi për mediat Balla.

Ministri Sveçla pohoi se 25 vjet nga dita e çlirimit të Kosovës po ecet me hapa të shpejtë, që mos ketë kufij mes shqiptarëve.

“Nga sot shtetasit e dy vendeve do të kalojnë pa asnjë farë kontrolli, pas asnjë farë ndalese në këtë pikë kufitare si tha edhe Ministri, miku im Taulanti, edhe në 20 pikë kalime kufitare për zonat e banuara apo për brezin kufitar 30 km në anën e Shqipërisë dhe 30 km në anën e Kosovës“, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës.

Paraardhëse

Buja e divorcit, Xhensila “surprizon” papritur Bes Kallakun

Pasardhëse

“Ju pafsha aty ku doni mem pa” Për kë e hodhi thumbin Mozzik?

Pasardhëse

“Ju pafsha aty ku doni mem pa” Për kë e hodhi thumbin Mozzik?

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.