• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

BE krahë SHBA-së, Borrell jep lajmin e mirë për Lindjen e Mesme

5 June, 2024
në Botë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkimi Evropian (BE) mbështet plotësisht planin e paraqitur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që do të mundësonte një armëpushim të qëndrueshëm në Gazë, lirimin e të gjitha pengjeve dhe rritje të ndihmës humanitare, tha kryediplomati i bllokut, Josep Borrell në një deklaratë. Një plan për armëpushim, i shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden, përfshin, mes tjerash, armëpushimin e plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara në Gazë, dërgimin e ndihmave atje dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

“BE vlerëson përpjekjet e vendosura të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e negociatave për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, njëkohësisht duke garantuar sigurinë e Izraelit, për të cilën BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar”, thuhet në deklaratë.

Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar atë, ndonëse, sipas tij, plani ka të meta dhe do ende punë. Hamasi tha se e mirëpret nismën e presidentit Biden, por se kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, e cila, sipas tij, ka lënë mbi 36.000 njerëz të vrarë. “Nevojitet urgjentisht një armëpushim i qëndrueshëm, për të siguruar mbrojtjen e civilëve, lirimin e pakushtëzuar dhe të menjëhershëm të të gjitha pengjeve, siguria dhe mirëqenia e të cilëve është shqetësuese, dhe për të rritur rrjedhën e ndihmave humanitare shumë të nevojshme në Gazë”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Në fund, BE-ja u ka kërkuar palëve të pranojnë dhe përmbushin propozimin trefazor duke thënë se “është e gatshme të kontribuojë në ringjalljen e një procesi politik për një paqe të qëndrueshme, të bazuar në zgjidhjen e dy shteteve, dhe të mbështesë një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës”. Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë. Pas këtij sulmi nisi lufta në Rripin e Gazës – të kontrolluar nga Hamasi. Dhjetëra pengje të marra prej këtij grupi, u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa disa të tjera u gjetën – të vdekura ose të gjalla – nga trupat izraelite.

Paraardhëse

Kryedemokrati Lulzim Basha: Me programin tonë luftojmë korrupsionin, garantojmë mirëqeverisje

Pasardhëse

Robert Berisha zbulon sjelljet e këqija të Tunës ndaj nënës së tij

Pasardhëse

Robert Berisha zbulon sjelljet e këqija të Tunës ndaj nënës së tij

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.