• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U dhunua ditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut, si është gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

30 May, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e djeshme, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, u dhunua në zonë e ish-Bllokut, ndërkohë që dërgonte djalin në kopsht.

Gazetari Igli Çelmeta, raporton se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë, ndërkohë që vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion.

Pse ndodhi ngjarja:

Avokati Sokol Mëngjesi, ka përfaqësuar një palë që e ka fituar në proces gjyqësor çështjen e pronësisë në shkallë të parë edhe në Apel. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet që kanë pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore “ALTERUM SHPK”. Disa prej përfituesve nuk kanë rënë dakord me shpenzimet në studion ligjore.

Kanë qenë më total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar të zbatojë kontratën mes Mëngjesit dhe 8 trashëgimtarëve. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashëgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte, avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar.

I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore, duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues, por nuk kanë rënë dakord, pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit. Dritan Nano dyshohet se ka porositur dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Vijojnë të jenë në kërkim Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. Ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka larguar tre autorët nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Audi”.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e autorëve të cilët vijojnë të jenë në kërkim.

Organizatori i sulmit Dritan Nano, është arrestuar ditën e djeshme, ndërsa Dorian Alia është vetëdorëzuar.

Në kërkim mbeten tre anëtarë të tjerë pjesëmarrës në sulm, Elton Kasaj, Romario Tabaku dhe Drivald Alia.

Paraardhëse

Media britanike: Shqipëria, mes vendeve të mahnitshme për zbulime kulturore

Pasardhëse

Çfarë po ndodh në Kuvend? Gazetarët largohen nga salla e seancave plenare

Pasardhëse

Çfarë po ndodh në Kuvend? Gazetarët largohen nga salla e seancave plenare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.