• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Harta e re gjyqësore, Erisa Xhixho: Njerëzit po ndërrojnë jetë pa marrë drejtësi

21 May, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ngritur shqetësimin në lidhje me hartën e re gjyqësore.

Sipas Xhixhos, njerëzit po ndërrojnë jetë pa marrë drejtësi. Mes të tjerash, ajo theksoi se nevoja e qytetarëve për të marrë drejtësi brenda afateve të arsyeshme nuk është përmbushur, madje vonesat e krijuara janë më të mëdhatë e regjistruara ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

Gjithashtu, Xhixho thekson se janë rreth 115 mijë dosje që nuk janë prekur. Të detyruar për të paguar kur hapin një çështje gjyqësore, për qytetarët në vështirësi ekonomike, drejtësia bëhet

REAGIMI I XHIXHOS:

“DËSHTIMI I HARTËS GJYQËSORE, NJERËZIT PO NDËRROJNË JETË PA MARRË DREJTËSI
Harta e re gjyqësore ka dështuar në mënyrë spektakolare, duke mos arritur të zgjidhë problemin për të cilin u krye.
Nevoja e qytetarëve për të marrë drejtësi brenda afateve të arsyeshme nuk është përmbushur, madje vonesat e krijuara janë më të mëdhatë e regjistruara ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Sot gjyqësori shqiptar nuk ofron dot shërbimin e drejtësisë për 90% të qytetarëve të vet. 78% e çështjeve gjyqësore janë të vonuara. Koha për shqyrtimin e një dosjeje është katërfishuar, në vend që të shkurtohej

Janë rreth 115 mijë dosje që nuk janë prekur. Të detyruar për të paguar kur hapin një çështje gjyqësore, për qytetarët në vështirësi ekonomike, drejtësia bëhet luks. Në gjykatat e shkallës së parë për të marrë drejtësi, një qytetari i duhen të paktën 2 vite. Në Apelin e juridiksionit të zakonshëm i duhen 5-7 vite. Në Gjykatën e Lartë duhen 8-9 vite
Zvarritja tej çdo afati e ka bërë drejtësinë një realitet të paarritshëm për shumë qytetarë, që kanë ndërruar jetë në pritje të një vendimi. Të tjerë rrezikojnë të zgjedhin vetëgjyqësinë që në krye të herës, duke qenë të bindur se për të marrë drejtësi në Shqipëri mund të mos të mjaftojë një jetë.

Shkalla e dytë e gjyqësorit, përveçse një proces me kosto të shumëfishuara për qytetarët nga rrethet, ka ende vetëm një të tretën e trupës gjyqësore. Sot në Apelin e Tiranës ka 26 gjyqtarë, ndërkohë që organika e miratuar me dekret presidencial është 78 gjyqtarë. Edhe sikur ky numër të plotësohej që sot, nuk ka infrastrukturë gjyqësore, pra nuk ka salla dhe as zyra për ta.

Harta gjyqësore ishte një dështim dhe pasojat kanë rënë dhe po bien direkt mbi qytetarët. Nevoja për ta vënë sa më shpejt drejtësinë në shërbim të qytetarëve është emergjente! Duhet domosdoshmërisht një diskutim i gjerë profesionist dhe publik, në mënyrë që të merren vendimet e duhura dhe të shpejta duke pranuar pa paragjykim problematikat dhe të jepen zgjidhje urgjente pa vonesë”, shkruan Xhixho.

Paraardhëse

Presidenti iranian humbi jetën në aksident/ Sot ceremonia mortore, ku do të prehet trupi i pajetë i Raisit

Pasardhëse

Françeska Murati tregon si e përjetoi eliminimin nga BBVIP3: Ka qenë vështirësia më e madhe

Pasardhëse

Françeska Murati tregon si e përjetoi eliminimin nga BBVIP3: Ka qenë vështirësia më e madhe

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.