Erika është një nga vajzat që ka bërë jo pak bujë në emisionin e dashurisë “Përputhen”. Ajo ishte e ftuar në një program televiziv ku zbuloi shumë detaje të reja rreth saj.
E pyetur për shpenzimet e saj mujore, Erika tha se shpesh herë ‘del minus’ dhe ndihmohet nga prindërit, por gjatë muajve të verës shpenzimet mund të kalojnë edhe shifrën 5 mijë euro.
“Vajza nga Përputhen kanë bërë disa deklarata që kanë bërë bijë në media. Gabriela tha që shpenzoj 5 mijë euro në muaj, ndërsa Enisa tha tre mijë euro në muaj dhe patën shumë reagime. Çfarë mendon për deklaratat e vajzave”-ishte pyetja e gazetarit.
“Po t’i kenë hallall u qoftë që i prishin. Por kam dyshimet e mia për Enisën. Shpenzimet e mia, muaji është me minus në fund të muajit. Por ka muaj që kalojnë këto shifra, por mund të jenë edhe më pak. Muajt e verës edhe më shumë se 5 mijë”-ishte përgjigja e Erikës.
Diskutime rreth kësaj post